Nga 13 deri më 18 korrik në Plazhin Jugor të qytetit Varna do të mbahet Evro 2021 i hendbollit të plazhit për meshkuj dhe femra. Në kampionat do të marrin pjesë më se 1200 sportistë, 70 arbitra dhe delegatë dhe 230 vullnetarë. Sportistët dhe miqtë e Evro 2021 do të akomodohen në më se 800 dhoma në 8 hotele të qytetit. Lidhur me këtë, në kryeqytetin tonë detar do të realizohen mbi 17 mijë fjetje. Mbi 90 për qind e fondeve të parashikuara për organizimin e ngjarjes do të investohen në vetë qytetin, tha para BGNES Presidenti i Federatës Bullgare të Hendbollit Rosen Dobrev.
Kampionati mbahet në një vit jubilar për Varna. Në 2021 qyteti feston 100 vjet nga shpallja e tij zyrtare si një vendpushim bregdetar. Euro 2021 e hendbollit në plazh është një nga ngjarjet më të mëdha sportive në qytet në vitet e fundit.
Sipas Dobrevit kampionati do të kontribuojë për popullarizimin e Varnës, bashkë me pushimoret e afërta dhe do të ndihmojë zhvillimin e ardhshëm dhe afirmimin e tërë rajonit si një destinacion turistik.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..