Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tomas Vajc: Bullgaria ka pyje fantastike, një shoqëri të fortë civile dhe institucione të dobëta

Tomas Vajc
Foto: arkiv personal

Pyjet bullgare akoma kanë ruajtur një fond të mirë gjenetik, por duhet të ketë një aplikim më të rreptë të ligjit për mbrojtjen nga prerjet ilegale. Këtë e tha eurodeputeti austriak Tomas Vajc në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Bashkëpresidenti i të “Gjelbërve”  Evropianë është një specialist në fushën e pyjeve dhe të bujqësisë dhe komenton përshtypjet e tij gjatë kohës së vizitës së bërë në vendin tonë:

“Pash zona të shumta të mbrojtura dhe mund të them se, vendi juaj ka një trashëgimi fantastike. U njoha dhe me metodat e kontrollit të dëmtuesve të kulturave. Në Bullgari, si dhe në Rumani, akoma jeni duke përdorur preparate të dëmshme për insektet, kurse kjo ndikon mjaft mbi bletët. Pesticidet tek ju përdoren në sasi të mëdha”, konstaton Tomas  Vajc.

Eurodeputeti austriak është i mendimit se, situata tek ne është “deri diku shumë e mirë” për shkak të territoreve të shumta të mbrojtura, të cilat, sipas fjalëve të tij, mirëmbahen mirë.  

“Por në vendet e larguara nga rrugët kryesore me të vërtetë ka probleme me nxjerrjen e paligjshme të drurit. Por, po kështu dhe me prerjen “deri në rrënjë”.

Duke ndarë përshtypjet e tij nga parqet natyrore Rilla dhe Vitosha ai nënvizoi:

“Po vëmë re njëfarë praktikash, të cilat nuk janë sipas legjislacionit tuaj për mbrojtjen e pyjeve. Pamë prerje me një mekanizim të rëndë. Makinat lënë gjurmë mjaft serioze, gjë e cila çon deri në një erozion”.

Prerja ilegale nuk është vetëm një problem në Bullgari, ajo ekziston si problem dhe në shtete të tjera si Sllovakia ose Rumania, vuri në dukje Tomas Vajc.

“Por, një nxjerrje e ngjashme e paligjshme rastis, në qoftë se institucionet të cilat e kontrollojnë, janë të dobëta. Kjo është dhe një çështje korrupsioni. Por, këto probleme prekin dhe brezat e ardhshëm. Vë re se në Bullgari ka me të vërtetë një shoqëri civile, e cila ngrihet në mbrojtje të pyjeve dhe të mjedisit natyror. Prandaj është e nevojshme që institucionet të kryejnë punën e vet dhe të kontrollojnë vazhdimisht nëse prerja bëhet sipas rregullave.”

Sipas eurodeputetit austriak Bashkimi Evropian ka mekanizma, me anë të të cilave të sanksionojë një shtet të dhënë, po të shikojë se politika e saj nuk është në përshtatje me vlerat evropiane. Në raste të tilla mund të zbatojë dënimet e duhura, si ndalimi i fondeve ose ridrejtimi i tyre direkt drejt bashkive, në një nivel vendas. Në këtë mënyrë “mund të anashkalohet një qeveri, e cila nuk i plotëson kriteret dhe njëkohësisht qytetarët të marrin një përkrahje evropiane”, sqaroi Vajc.  

Përmes fondeve të rimëkëmbjes, vendet e mëdha qëndrojnë në një vijë me ato të vogla, vuri në dukje miku. Sipas fjalëve të tij, paratë evropiane presin planin strategjik të qeverisë bullgare për këtë sesi të përdoren, kurse vendi ynë duhet të përfitojë nga ky financim evropian.


“Duhet të jemi të sigurt se, këto para përdoren në dobi të qytetarëve, dhe jo vetëm nga bizneset e mëdha ose nga oligarkët. Këto para Bullgaria duhet t’i përdorë dhe për kalimin drejt ekonomisë së gjelbër, energjisë rinovuese, transportit publik, efikasitetit energjetik të godinave. Ky është një shans unik për shtetin, që përmes fondeve të ndryshojë modelin ekonomik, i cili do të jetë dhe modeli i ardhshëm për funksionimin e Evropës. Do t’i rekomandoja Bullgarisë që të mos mbetet prapa, të mos vonojë, por thjesht ta shfrytëzojë mundësinë”, tha Tomas Vajc në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare.

Intervistë: Dobromir Videv

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: thomaswaitz.eu, arkiv, BGNES,

Më shumë nga rubrika

doc. Mihaill Okolijski

Ne mbetemi një oazë e të menduarit irracional, thotë doc. Okolijski

Viti 2022 do të jetë viti i koronavirusit në Bullgari, por jo në botën, ku pandemia tashmë është kontrolluar. Ne rrezikojmë të mbetemi një oazë e të menduarit irracional, tha për BNT përfaqësuesi për Bullgarinë i Organizatës Botërore të..

botuar më 21-10-25 10.49.PD

49 fëmijë bullgarë po e mësojnë gjuhën amtare në shkollën e së dielës në Stamboll

Shkolla e së dielës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Stamboll hapi klasat e veta pas një viti pandemik, të kaluar në një vetmi shtëpiake përpara ekranit të kompjuterit.   Dhe ndërsa kambana e zbukuruar me trikolorin bullgar lajmëronte fillimin e..

botuar më 21-10-23 10.35.PD

Radioja Kombëtare Bullgare përsëri është duke kërkuar dimensionet e iluminizmit modern

Çdo një ndryshim i madh fillon me hapin e parë drejt tij. Kurse ata të cilët marrin guximin ta bëjnë pavarësisht nga të gjitha ose për hir të gjithçkaje, për të mirën e të tjerëve, shpesh mund të përcaktohen me fjalën kuptimplotë “iluminist”...

botuar më 21-10-22 7.15.PD