Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN) për të dorëzuar një mandat për ta formuar qeverinë e re. "Le të braktisim tezën “Zgjedhje të parakohshme”, bëri thirrje Presidenti.
“Jemi të qartë se ne, si fitues në zgjedhjet parlamentare, e kemi përgjegjësinë. E kuptojmë shumë mirë se duhet të formojmë një kabinet, u përgjigj Toshko Jordanov nga ITN. "Nga ana tjetër, ne shpresojmë që partitë e tjera politike, me përjashtim të GERB-it, do të injorojnë gjithashtu disa nga qëllimet e tyre partiake." Ne do të propozojmë një kabinet, premtoi Jordanov, duke saktësuar se mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse partitë e tjera mbështeten kryesisht tek interesat e tyre partiake.
“Si hap i parë, ne do t'i përgjigjemi ftesës për bisedime nga ITN ditën e shtunë, ku do të shohim se çfarë do të ofrojnë ata”, tha para gazetarëve udhëheqësja e BSP Kornelija Ninova. Gjatë konsultimit me Presidentin, ajo tha se nëse nuk do të realizohen mandati i parë dhe i dytë, socialistët do të përpiqen të formojnë një qeveri.
Hristo Ivanov, kryetar i grupit parlamentar të “Bullgarisë Demokratike”, i tha Presidentit se formacioni është i gatshëm të kontribuojë në formimin e një qeverie të rregullt, por nuk do të bëjë këtë me çdo kusht.
Në takimin me Presidentin, udhëheqësi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për një kthim të normalitetit në politikë, duke thënë se për këtë është i nevojshëm dialog. “Është me rëndësi historike në këtë moment të formohet një qeveri me përparësi të qarta dhe afate për zbatimin. Më e rëndësishmja është se çfarë program do të realizohet”, tha Karadajë.
Ne do të mbështesim një qeveri të ndryshimit, por jo nëse në të është i dukshëm krahu i gjatë i GERB dhe DPS, sepse kjo do të jetë një përqafim toksik”, tha Maja Manollova nga “Ngrihu.bg! Ne po vijmë!” në fillim të konsultimeve me Presidentin. Formacioni tha se do të mbështesë një kabinet prioritetet e të cilit janë rritja e të ardhurve, duke përfshirë më të prekshmit, kompensime për biznesin dhe reforma gjyqësore.
“Shpresoj shumë që të gjenden pikëpjekje të përparësive, qëllimeve, vlerave, që të gjendet një kompromis i arsyeshëm, në mënyrë që të formojmë një kabinet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti Rumen Radev gjatë konsultimeve.
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore po vendosin masa të forta kundër hyrjes së murtajës së ripërtypësve të vegjël në Bullgari. Veprimet parandaluese janë për shkak të përkeqësimit të situatës epizootike në Rumani..
Bullgaria do të presë sesionin e 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2025. Propozimi u votua në sesionin e 46-të të UNESCO-s në Delhi të Indisë. Pala bullgare e ngriti kandidaturën për kryetar dhe mikpritës pasi..
Situata është e komplikuar me dy zjarret në malin Maleshevska dhe malin Sllavjanka. Të dy frontet mbeten aktive. Rreth 6000 dynymë është sipërfaqja pyjore e prekur në Malin Maleshevska, si dhe mbi 3000 dynymë tokë bujqësore. Nuk ka asnjë rrezik për..
Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë..
Propozimi i kabinetit zyrtar që ministrit komunist Georgi Jordanov t'i jepet urdhrit "Stara Pllanina" për merita në fushën e kulturës dhe artit..
Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të..