Ka të ngjarë që deri në fund të javës të jetë gati përbërja e qeverisë së re e përgatitur nga "Ka një popull të tillë" (ITN). Këtë prognozë e bëri para gazetarëve deputeti nga partia e showmanit Sllavi Trifonov Radostin Vasilev.
Më herët sot, u zhvilluan bisedime ekspertësh mbi prioritetet në fushat e Drejtësisë dhe Politikës Sociale dhe Buxhetore. Në takim u shqyrtua varianti për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shpalli deputeti nga “Bullgaria Demokratike” Atanas Sllavov.
Bisedimet e filluara sot në grupet e punës janë një vazhdim i konsultimeve të para në fund të javës së kaluar në kërkim të mbështetjes për një kabinet të ardhshëm. Me ftesë të partisë ITN në këto konsultime morën pjesë të gjitha formacionet parlamentare pa GERB/SDS .
Parlamenti miratoi përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Ndërmjetësimin, të cilat janë pjesë e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Gjykata tani mund t’i detyrojë palët në një proces në pritje që të marrin pjesë në mbledhjen e parë..
Kryetari i Dumës ruse, Vjaçesllav Vollodin, i kërkoi komisionit të sigurisë dhe antikorrupsionit dhe komisionit të energjisë në parlamentin rus që të hetojnë informacionin për furnizimin e karburantit në Ukrainë nga Rafineria Bullgare “Llukoill”,..
Partia “Vëzrazhdane” po mbledh nënshkrime për referim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të Kuvendit Popullor për të zhvilluar negociata me qeverinë amerikane për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e Centralit Atomik Elektrik..
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe..
Grupet parlamentare të “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) dhe “Bullgaria Demokratike” paraqitën një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kodin..