Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje e infeksioneve të reja me Covid-19 për ditën e tretë me radhë

Foto: BGNES

216 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. Rritja është me 16 veta më shumë në krahasim me 28 korrikun, kur numri i të infektuarve ishte 200. 1.37% e 15 749 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Më shumë të infektuar ka në Sofje - 56, në Plovdiv - 25, Burgas - 23 dhe Varna - 17. Vetëm në rrethin e Kërxhalit nuk ka të sapoinfektuar. Numri i pacientëve aktivë u rrit në 7702. 754 pacientë u shtruan në spital. 79 trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit me Covid-19 të konfirmuar. 53 u raportuan të shëruar. 12 975 persona u vaksinuan të mërkurën. Dozat tejkaluan 2 milion dhe tani janë 2 001 777. 984 573 persona janë plotësisht të imunizuar.

Më shumë nga rubrika

Kod i verdhë për borë dhe erë në 19 rrethe të vendit

Autostrada “Struma” është bllokuar pas reshjeve të borës. Rruga për në kufirin me Maqedoninë e Veriut afër Gjueshevos është e hapur. Gati 100 maune të bllokuarь bllokuan përkohësisht autostradën Hemus në drejtim të Sofjes. Rruga për në Varna mbeti..

botuar më 21-11-30 9.39.PD

224 veta me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit

3020 janë të infektuarit rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të hënën, numri i të infektuarve është rritur me 2292 raste. 8% janë mostrat pozitive nga 36 559 testet e kryera, sipas..

botuar më 21-11-30 9.03.PD

Parashikimi i motit për 30 nëntorin

Gjatë natës së 29 duke u gdhirë 30 nëntor me kalimin e një tjetër fronti atmosferik të ftohtë nga perëndimi në lindje do të ketë reshje shiu. Në pjesën e përparme veriore të malit Stara Pllanina, zonat e larta perëndimore dhe në rajonin..

botuar më 21-11-29 8.05.MD
Подкасти от БНР