Mësuesit në Sofje të cilët janë të vaksinuar kundër Covid-19 mund të marrin një pushim vjetor të paguar shtesë prej tre ditësh, njoftoi Konfederata e Sindikatave të Pavarura. Kjo parashikohet në një shtojcë të marrëveshjes kolektive të punës të nënshkruar midis sindikatave, kryetares së bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, Shoqatës së Drejtorëve në Arsimin e Mesëm dhe Bashkimit të Punëdhënësve në Sistemin e Arsimit Publik.
Shtojca parashikon që leja shtesë të përdoret si gjatë vaksinimit ashtu edhe pas tij, nëse një vaksinë është dhënë tashmë deri në momentin e arritjes së saj.
Konfederata e Sindikatave të Pavarura njoftoi se aktualisht rreth 40 për qind e atyre që punojnë në sistemin arsimor janë të vaksinuar.Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik dy projektligje në përmbushje të angazhimeve të vendit në kuadër të Planit Kombëtar për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Sipas Ligjit të Falimentimit të Personave Fizike ose Ligjit të Falimentimit..
Gjysma e bullgarëve e konsiderojnë përshtatjen me klimën një përparësi kombëtare, sipas një studimi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). 96% e të anketuarve janë të mendimit se është e rëndësishme që vendi të përshtatet me ndryshimin e klimës, por..
Ditën e martë pjesa më e madhe e vendit do të mbetet kryesisht me vranësira. Në Bullgarinë Veriore dhe Lindore do të ketë reshje shiu, të përziera me borë në disa rajone. Do të jetë pothuajse pa reshje shiu dhe me më shumë orë dielli në rajonet..
Mungesa e autostradës Bukuresht-Sofje u kritikua ashpër nga ambasadori turk në Rumani, Özgür Kıvanç Altan. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga ushtria..
Fakulteti i Fizikës i Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit" sot hap laboratorët e tij për një "ditë vjeshte" të veçantë, në të cilën fëmijët dhe të..
Përfaqësuesit e popullit bënë një përpjekje të tretë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e tyre. Forcat politike parashtruan edhe një herë pesë..