Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen Nikollov - sipërmarrës dhe deputet në Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor. Ai ishte gjithashtu deputet në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor.
Nikollov lindi në 1977. Ai studioi në Austri dhe SHBA. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ai drejtoi zyrën e një kompanie amerikane për Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ai ka punuar me kompani të mëdha si “Amazon”, “Intersport”, EMAG, komitete kombëtare olimpike dhe të tjerë.
Ai e di anglishten, gjermanishten dhe rusishten.
Nominimi i Pllamen Nikololv nuk dihej deri në momentin e fundit.
Pas ceremonisë së përurimit, kandidati i ITN Pllamen Nikollov shpalli prioritetet e tij dhe të partisë së tij: “Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë; kriza e ardhshme Covid; pensionet - ne duam të rillogarisim gjithçka ashtu siç duhet; ne gjithashtu kemi angazhime ndaj votuesve tanë për sistemin zgjedhor, për votën mazhoritar dhe reformën gjyqësore.”
Partia ITN do të ketë shtatë ditë për të formuar një kabinet. Në rast se ata nuk marrin mbështetje nga partitë e tjera, mandati do t’i dorëzohet grupit të dytë më të madh parlamentar.
Me të mbërritur, përfaqësuesit e ITN u pritën përpara ndërtesës së Presidencës nga një protestë e Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Sistemit.
Bashkëkryetari i grupit parlamentar të “BSP-E majta e bashkuar” Atanas Zafirov shprehu shpresën se vendi ynë javën e ardhshme do të ketë një kabinet të rregullt. “Sot dhe nesër janë ditë të rëndësishme, shpresoj që përfundimisht të zgjidhet kjo nyjë”, tha..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori. Para prokurorisë u mblodhën mbështetës të PP-së dhe deputetë të cilët duartrokitën Petkovin...
Rreth 140 milionë leva janë investuar vitin e kaluar në përmirësimin e infrastrukturës së bazave ushtarake, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ministria e Mbrojtjes ka dhënë 40 leje për ndërtimin e godinave të reja apo për..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..