Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pllamen Nikollov është kandidati për kryeministër i ITN

Foto: BGNES

Presidenti Rumen Radev dorëzoi një mandat për të formuar një qeveri partisë më të madhe parlamentare “Ka një popull të tillë” - ITN. Kandidati për kryeministër i partisë është doktori i filozofisë së drejtësisë, politikës dhe ekonomisë Pllamen Nikollov - sipërmarrës dhe deputet në Legjislaturën e 46-të Kuvendit Popullor. Ai ishte gjithashtu deputet në Legjislaturën e 45 të Kuvendit Popullor.

Nikollov lindi në 1977. Ai studioi në Austri dhe SHBA. Ai ka mbi 15 vjet përvojë në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e projekteve. Ai drejtoi zyrën e një kompanie amerikane për Evropën, Azinë dhe Afrikën. Ai ka punuar me kompani të mëdha si “Amazon”, “Intersport”, EMAG, komitete kombëtare olimpike dhe të tjerë.

Ai e di anglishten, gjermanishten dhe rusishten.

Nominimi i Pllamen Nikololv nuk dihej deri në momentin e fundit.

Pas ceremonisë së përurimit, kandidati i ITN Pllamen Nikollov shpalli prioritetet e tij dhe të partisë së tij: “Plani i rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë; kriza e ardhshme Covid; pensionet - ne duam të rillogarisim gjithçka ashtu siç duhet; ne gjithashtu kemi angazhime ndaj votuesve tanë për sistemin zgjedhor, për votën mazhoritar dhe reformën gjyqësore.”

Partia ITN do të ketë shtatë ditë për të formuar një kabinet. Në rast se ata nuk marrin mbështetje nga partitë e tjera, mandati do t’i dorëzohet grupit të dytë më të madh parlamentar.

Me të mbërritur, përfaqësuesit e ITN u pritën përpara ndërtesës së Presidencës nga një protestë e Lëvizjes Popullore për Ndryshimin e Sistemit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Kryeministri maqedonas sulmoi sërish Bullgarinë, por ankohet se nuk ka dialog

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..

botuar më 25-01-24 10.47.PD
Temenuzhka Petkova

Për qeverinë, hyrja në Eurozonë në vitin 2026 është prioritet

Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..

botuar më 25-01-24 9.33.PD

Parashikimi i motit për 24 janarin 2025

Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..

botuar më 25-01-23 7.35.MD