Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një verë e nxehtë dhe në tregun e pasurive të paluajtshme buzë detit

Blerësit janë kryesisht bullgarë, në raste të rralla ka dhe të huaj nga Bashkimi Evropian

Foto: burgas.bg

80% nga blerësit e pronave pushimore nëpër bregdetin e Detit të Zi janë bullgarë, tregojnë të dhënat e specialistëve nga një kompani e madhe ndërtimore dhe investuese në fushën e vendbanimeve pushuese. “Kufizimet për udhëtim për shkak të koronavirusit dhe situata e paqartë ekonomike ka nxitur shumë njerëz, të cilët luhateshin, të ndërmarrin veprime dhe të lidhin marrëveshje. Çmimet e pronës për pushime mbajnë nivele të qëndrueshme, në kontrast me pasuritë e paluajtshme urbane në vend, ku rritja e çmimeve nuk është ndalur as vitin e fundit “- shënojnë analizatorët. Në praktikë, nëse një person po kërkon një investim të  kursimeve të tij, atëherë strehimi në det është një opsion më i lirë sesa një apartament i vogël në qytet.

“Po vihet re një lulëzim i transaksioneve të pasurive të paluajtshme në qytetet Sozopol, Nesebër dhe Pomorie”- thotë Diana Ivanova, menaxhere i një agjencie të pasurive të patundshme në Burgas. Në një intervistë për radiostacionin regjional të Radios Kombëtare Bullgare ajo ripohon se interesi është i orientuar drejt sektorit të pushimeve, ku investimi bëhet me qëllim që prona të shfrytëzohet për pushim gjatë gjithë vitit. “Banesat e propozuara në tregun në qytetin Sozopoll, tanimë kanë gjetur blerës”- thotë Diana Ivanova:

“Një verë mjaft e nxehtë është dhe në tregun e pronave të paluajtshme, si për nga çmimet, kështu dhe për transaksionet. Ka një aktivitet të madh jo vetëm në tregun e pronave të qytetit në Burgas. Kërkohen si apartamente të gatshme, kështu dhe të gjitha projektet, të cilat janë në një etapë të ndërtimit. Këtë e ripohojnë dhe nga  zyrat e noterisë në qytetet tona turistike, dhe ato kanë një rritje të madhe në transaksionet e pasurive të paluajtshme. Kur përcaktoni çmimet e banesave, ka rëndësi nëse apartamenti dhe ndërtesa janë gati, nëse është ndërtim i ri. Me rëndësi është dhe në cilin rajon janë. Për  pronat e mbyllura në një kompleks, niveli i çmimeve për mirëmbajtjen, shërbimin dhe menaxhimin e pronës është i rëndësishëm."

Sipas agjentëve, është e vështirë të flitet për çmimet e pronave në zonë - ato ndryshojnë shumë,  por më të kërkuarat janë ato që lëvizen nga 800 në 1200 euro për metër katror. “Ka dhe marrëveshje me çmime më të larta, si dhe më të ulëta. Apartamente të vogla në komplekse jo shumë mirë të mirëmbajtura shiten  me çmime të leverdishme dhe kjo i provokon blerësit”-thotë Diana Ivanova përpara BNR-Burgas:

“Ajo të cilën e preferojnë klientët është që apartamenti të jetë i përfunduar dhe të jetë i mobiluar. Tani po shiten apartamente nga tregu sekondar, por edhe ndërtime të reja dhe në ndërtim të sipër. Investuesit kanë përvojën e fituar gjatë viteve se kërkimi është i pronave të përfunduara, prandaj dhe propozojnë një opsion të tillë.”

Klientët e pronave nëpër qytetet pushimore janë më shpesh bashkatdhetarët tanë, të cilët duan që të investojnë paratë e veta, por ka dhe të tillë të cilët punojnë jashtë. “Ata i kushtojnë një vëmendje serioze atdheut  dhe faktit që të investojnë në të . Kështu që blerësit janë kryesisht bullgarë, në raste të rralla ka dhe të huaj nga Bashkimi Evropian. Rusët në këtë moment janë më tepër në pozitën e shitësve”- thotë Diana Ivanova.

Përpiloi: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Svoboda Atanasovës, BNR-Burgas/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD