Një legjendë lindi 60 vjet më parë. Atëherë për herë të parë një muzikë e padëgjuar jehoi mbi kreshtat e malit të Rodopeve. Tingëllimi i njëkohshëm i 100 gajdeve kaba “hodhi në erë” auditorin në Festivalin e Parë Folklorik Kombëtar "Rozhen", dhe orkestra e sapoformuar "100 kaba gajdet" u shpall "Mrekullia e Rodopeve". Viti ishte 1961. Njëqind gajdexhinjtë nga qyteti Smoljan, të mbledhur nga Apostoll Kisjov /1924-2007/ në formacionin unik, pushtuan zemrat dhe imagjinatën e dhjetëra mijëra njohësve të muzikës folklorike bullgare jo vetëm në vendin tonë, por edhe në mbarë botën!
Kur të fillojnë të tingëllojnë 100 veglat muzikore sikur koha ndalon. Gajdja është një instrument origjinal në folklorin bullgar, ndërsa gajdja kaba është tipike për Rodopet dhe paraqet me tingull pamjen e malit, me kreshtat e tij të bukura dhe fshatrat e vjetra të shpërndara me shtëpi prej guri. Fjala “kaba” është turke dhe do të thotë “i trashë”. Pikërisht këto janë karakteristikat e gajdes kaba. Zëri i saj është i trashë dhe... fisnik.
Tashmë gjashtë dekada 100 gajdet kaba nga Smoljani këndojnë në një zë, ndërsa instrumentistët e talentuar shpeshherë fitojnë çmimet e para në festivale folklorike ndërkombëtare. Nuk është e rastit se formacioni është përfshirë në Sistemin Kombëtar “Thesaret e Gjalla Njerëzore”, si pjesë e trashëgimisë jomateriale bullgare. Sot orkestra i zhvillon provat e saj në vatrën e kulturës në Smoljan “Orfeevi Gori – 1870” (“Pyjet e Orfeuut – 1870”) dhe pronëson me krenari certifikatën për markë të rezervuar dhe shenjën e dikasterit tonë të patentës.
Ndër përfaqësuesit më të njohur të formacionit “100 kaba gajdet” është dhe gajdexhi Hristo Topçiev nga lagja “Rajkovo” në qytetin Smoljan, i cili u bë i njohur për gajdet e tij më të vogla dhe më të mëdha në botë.
Orkestra “100 kaba gajdet” i ka dhe trashëguesit e vet. Kjo është Orkestra e fëmijëve gajdexhinj nga qyteti Devin, e krijuar në vitin e largët 1956 nga Apostoll Kisjov, që ta popullarizojë gajden e vjetër kaba.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: 100kabagaidi.com
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..