Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Claire Theodora Apovo – një vajzë bullgare nga Benini

Foto: arkiv personal

Hijeshia e një perëndeshe afrikane, guximi i Amazonës Dahomeane, një vështrim i matur dhe i kthjellë ndaj botës dhe etje e madhe për zbulimin e kulturës bullgare, buzëqeshje me shkëlqimin e rrezeve të para të diellit, i cili ndriçon Tokën e zgjuar. Kjo është Claire Theodora Apovo - një vajzë bullgare nga Benini. Sivjet ajo mbërriti në tokën e nënës, si studente në vitin e parë në Universitetin Jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad, ku do të studiojë “Administrim dhe sisteme informative”. Nëna e Tedit është bullgare, kurse babai i saj është nga Benini. Janë njohur derisa babai ka qenë student në Sofje. Tedi lindi dhe u rrit në Benin, por shpesh vjen në Bullgari për vizitë tek njerëzit e saj të afërm. Prandaj fare nuk është e çuditshme se e flet mjaft mirë dhe lirshëm gjuhën bullgare.

“Unë fillova ta mësoj gjuhën bullgare në moshën 3 vjeçe me maminë dhe babin tim. E mësova në mënyrë spontane, me familjen time dhe këtu në Bullgari, kur vijmë gjatë periudhave të verës. Bëj gabime, e kam pak të vështirë, sepse disa fjalë më mungojnë. Por tani po filloj që ta mësoj gjuhën me qëllim, sepse do të më duhet dhe për të shkruar. I njoh pak germat. Mund të lexoj me ngadalë në cirilikë, por shkrimin e kam më të vështirë”, tregon Tedi.  

Kështu në një vend të largët, ku bullgarët numërohen në gishta, nuk ka një ambasadë bullgare dhe një qendër kulturore bullgare, prindërit e vajzës mundin ta edukojnë në një dashuri ndaj çdo gjëje bullgare si dhe ndaj gjuhës bullgare. 

Por, a dinë beninët diçka për Bullgarinë? Rezulton se po, por jo saktësisht: 

“Ata dinë se ka rreth rrotullimi në kryeqytetin ekonomik të Beninit- Cotonou, ku ka një statujë të liderit komunist Georgi Dimitrov - tregon Teodora. Ky udhëkryq quhet “Vendi i Bullgarisë”.

Kur në Benin më pyesin se që ku vij, unë u them se vij nga Bullgaria, kurse ata mendojnë se vij nga ky udhëkryq. Atëherë unë u shpjegoj se Bullgaria është një shtet në Evropë dhe u tregoj për të”, sqaron Tedi - një ambasadore e vërtetë pavarësisht dhe jo zyrtare e vendit tonë në Afrikën Perëndimore.  

Pas njëfarë luhatjeve se ku do të mësojë - në Francë, ose në Bullgari, ajo preferon vendin tonë. “Në fillim fare nuk dija se për ku të nisem. Por, pasi u mendova vendosa se Bullgaria është vendi, ku unë kam familje, por dhe së është vendi, të cilin unë nuk e njoh plotësisht. Domethënë, kthehem në shtëpi në ndonjë farë mënyre, por jo dhe fare-fare,” sqaron zgjedhjen e vet vajza.  

Në kohën, përpara fillimit të vitit shkollor, ajo nuk e lë pas dore mundësinë të shëtisë dhe ta njohë Bullgarinë - Manastirin e Trojanit të përmbushur me shumë histori, shpellën Prohodna me “Sytë e Zotit”, qytetin Varna dhe detin, fshatin r bukur Jasen, i cili e pushton me atmosferën e vet, qytetin Pleven, ku ka lindur nëna e saj...E vlerëson komoditetin e jetës, kundra të cilit ne shpeshherë ankohemi. Kur e pyes se cila është pjesa e cila i pëlqen më tepër, nuk mendohet fare:  

“Vendi im i preferuar është kaskada e ujit në qendrën e qytetit Pleven. Më pëlqen shumë zhurma qetësuese e ujit i cili bie si dhe e gjithë pamja. Më në veçanti gjatë natës, kur ka drita me ngjyra të ndryshme.  

Tani Tedi do të duhet të njihet dhe me qytetin Bllagoevgrad, ku do të mësojë dhe shpreson të gjejë shumë miq të rinj. Pas kësaj, a do të mbetet në Bullgari, do të tregojë koha. Mora vendim që të vij këtu në momentin e fundit. Kështu, kur të diplomohem, do të vij dhe vendimi se drejt ku do të nisem më tutje në rrugën time”, tha Claire Theodora Apovo. Kurse ne i themi “Mirë se ke ardhur dhe fat të mirë në Bullgari!” 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: arkiv personal, frwiki.org, arkiv

Më shumë nga rubrika

Minko Geçev për rrugën e tij nga qyteti Trojan deri në një pozicion drejtues në Google

Akoma si nxënës ai shikon qiellin e natës përmes një teleskopi dhe ëndërron që një ditë të zbulojë misteret e universit. Por orët e gjata para kompjuterit, konkurset e shumta të programimit dhe mësuesit ambiciozë të shkollës së mesme..

botuar më 21-10-23 12.25.MD

Albert Hadjiganev dhe ekspozita e tij e ëndërruar bullgare “Mimesis”

“Unë jam përkthyes – përkthyes i ndjenjave!”. Kështu e përcakton veten piktori Albert Hadjiganev. Kur sheh diçka të bukur, diçka që arrin ta emocionojë vërtet, ai gjithmonë ndjen nevojën për t’ua përcjellë këtë emocion të tjerëve. Sidoqoftë, u..

botuar më 21-10-13 7.15.PD
Profesori Ivajllo Gruev

Figura e shpëtimtarit – ende e kërkuar, pavarësisht nga mësimet e hidhura nga e kaluara

Si duket Bullgaria në prag të zgjedhjeve të treta parlamentare për vitin dhe votimi i rregullt për president dhe nënpresident? Cilat janë shpresat për formimin e një shumice stabilizuese, e cila të jetë në gjendje të emërojë një qeveri? Këto..

botuar më 21-10-10 10.35.PD