Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dëgjoni Bullgarinë!” me BNR

Lajmet nga Bullgaria – çdo ditë në nëntë gjuhë nga Radio Bullgaria

Tashmë mund të dëgjoni emisionet tona “Bullgaria sot” në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht

"Dëgjoni Bullgarinë!" është motoja me të cilën Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ fillon një sërë nismash për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë në mesin e të huajve që shfaqin interes për biznesin, arsimin ose turizmin në Bullgari. Hapi i parë janë emisionet e lajmeve nga Bullgaria, të cilat përsëri do të mund të dëgjohen në nëntë gjuhë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë të BNR-së. Pas një pushimi pesëvjeçar, media publike rifillon transmetimet e përditshme, të përgatitura posaçërisht për dëgjuesit e huaj që janë të interesuar për vendin tonë ose tashmë jetojnë këtu.


Emisioni ynë i ri informativ "Bullgaria sot", i shpërndarë tërësisht në internet, përmbledh lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid në vend, prezanton destinacione interesante turistike, kulturën dhe historinë e Bullgarisë. Për të promovuar muzikën bullgare ndër audiencën e huaj, çdo emision përfundon me "Kënga e ditës". Internet-programet mund të dëgjohen në çdo celular, në gjuhën përkatëse në ueb-sajtin e BNR-së: www.bnr.bg.

Emisionet e lajmeve "Bullgaria sot" filluan gjatë verës në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht:

·  Në anglisht

·  Në gjermanisht

·  Në rusisht

·  Në turqisht 

Gjatë vjeshtës lajmet nga Bullgaria do të mund të dëgjohen edhe në spanjisht, frëngjisht, greqisht, serbisht dhe shqip.

Dëgjoni Bullgarinë, dëgjoni “Bullgaria sot”!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 30 shtator 2024

Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë do të mbarojë me muzikë të bukur bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme, duke ju kujtuar se më..

botuar më 24-09-30 3.00.MD

Bullgaria sot – 27 shtator 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Politikë” do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi fushatën e radhës zgjedhore në Bullgari. Në “Këngën e Ditës” ju ofrojmë një interpretim të këngëtares Geri Turijska...

botuar më 24-09-27 3.00.MD

Bullgaria sot – 26 shtator 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Unë dhe ti” nga grupi i njohur bullgar “D2”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:33 - Lajme  14:24 - Kënga e ditës

botuar më 24-09-26 3.00.MD