"Dëgjoni Bullgarinë!" është motoja me të cilën Radio Kombëtare Bullgare /BNR/ fillon një sërë nismash për të prezantuar dhe promovuar vendin tonë në mesin e të huajve që shfaqin interes për biznesin, arsimin ose turizmin në Bullgari. Hapi i parë janë emisionet e lajmeve nga Bullgaria, të cilat përsëri do të mund të dëgjohen në nëntë gjuhë në faqen e internetit të Radio Bullgarisë të BNR-së. Pas një pushimi pesëvjeçar, media publike rifillon transmetimet e përditshme, të përgatitura posaçërisht për dëgjuesit e huaj që janë të interesuar për vendin tonë ose tashmë jetojnë këtu.
Emisioni ynë i ri informativ "Bullgaria sot", i shpërndarë tërësisht në internet, përmbledh lajmet më të rëndësishme nga dhe për Bullgarinë, monitoron situatën Covid në vend, prezanton destinacione interesante turistike, kulturën dhe historinë e Bullgarisë. Për të promovuar muzikën bullgare ndër audiencën e huaj, çdo emision përfundon me "Kënga e ditës". Internet-programet mund të dëgjohen në çdo celular, në gjuhën përkatëse në ueb-sajtin e BNR-së: www.bnr.bg.
Emisionet e lajmeve "Bullgaria sot" filluan gjatë verës në anglisht, gjermanisht, rusisht dhe turqisht:
Gjatë vjeshtës lajmet nga Bullgaria do të mund të dëgjohen edhe në spanjisht, frëngjisht, greqisht, serbisht dhe shqip.
Dëgjoni Bullgarinë, dëgjoni “Bullgaria sot”!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat për muzikë ju ofrojmë këngën më të re të interpretuesit Samuell Manueljan, sipas muzikës, tekstit dhe aranzhimit të krijuesit Dimitër Bodurov. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Gëzuar 6 shtatorin - Ditën e Bashkimit të Bullgarisë! Në këtë program do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura në lidhje me festën kombëtare bullgare. Kemi përgatitur edhe dy këngë për ju. E para titullohet “Danubi i bardhë, i qetë”,..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dasma e ariut” nga albumi "Rrënjët" të formacionit "Bullgara". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:41 - Lajme 10:58 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Lësho gjethe, o pyll!” të..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj në rubrikën “Shoqëri” do ta drejtojmë vëmendjen tuaj te konkluzionet e..