Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dhe” – kënga e re e Orlin Goranovit

Foto: arkiv

Para afro një muaji këngëtari Orlin Goranov prezantoi këngën e tij më të re me titullin e shkurtër “Dhe”. Tekstin e krijoi gazetari televiziv Kostadin Filipov, ndërsa muzika dhe përpunimi janë vepër e krijuesit Svetosllav Lloboshki. Këngëtari i njohur xhiroi dhe një video që tashmë ka afro 5000 shikime, ndërsa kënga u radhit në vendin e parë në Klasifikimin Kombëtar për Muzikën Bullgare Pop dhe Rok “Top 20” të Radios Kombëtare Bullgare. “Dhe” është një këngë për dashurinë e cila vjen pas “rrugës së gjatë të dhimbjes”, dashuria e cila mahnit zemrën dhe e bën botën gazmore, të çuditshme dhe të mrekullueshme.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Presim mbi 700 pjesëmarrës nga 8 vende për "Ditët Muzikore të Marsit"

Më shumë se 700 pjesëmarrës nga tetë vende do të marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar "Ditët Muzikore të Marsit" në Ruse. Edicioni i 62-të i forumit muzikor do të mbahet nga 16 marsi deri më 2 prill të këtij viti në qytetin Ruse, njoftoi BTA. Në..

botuar më 23-03-05 6.10.PD

Grupi BTR nis një turne evropian më 3 mars

Në tetor, muzikantët e grupit BTR do të shënojnë 30 vjetorin e krijimit me një koncert në madh në Sofje. Në këto tri dekada ata realizuan 13 albume, krijuan dhjetëra hite dhe dhanë qindra koncerte. Në përbërjen aktuale Atanas Penev – vokal, Sllavço..

botuar më 23-03-02 12.00.MD

“Pasuria” e grupit “Tangra”

I krijuar në vitin 1976 nga Konstantin Markov dhe Aleksandër Petrunov, “Tangra” mbetet një nga grupet më të rëndësishme bullgare rok. Tani një nga hitet e tij më të mëdha – “Pasuria” – rikthehet në një version të ri. Kënga interpretohet nga..

botuar më 23-02-27 10.33.PD