Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB kërkon dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë

Ish-Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov
Foto: BGNES

Grupi parlamentar GERB kërkoi largimin e menjëhershëm të Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Dr. Stojço Kacarov, për shkak të dështimit në luftimin e krizës Covid. Thirrja u bë në një konferencë nga ish-Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov, i cili përmendi disa motive - dështimi i fushatës së vaksinimit; metodologjia e padrejtë e pagesës së mjekëve të linjës së parë; krizë me disponueshmërinë e "Remdesivir" dhe oksigjenit.

Ish-Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova shtoi se GERB është kundër kufizimit dhe mbylljes së bizneseve nëse nuk ka kompensime për to. Sipas saj, Stojço Kacarov nuk i dëgjon kërkesat e biznesit dhe nuk ka ndonjë plan veprimi.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kornelija Ninova

Pamundësia e formimit të një qeverie flet për një krizë të rëndë politike

Deputetja nga “BSP për Bullgarinë” dhe ish-kryetarja e partisë, Kornelija Ninova, e cilësoi situatën në vend si një kolaps të shtetësisë. Sipas Ninovës, pamundësia e formimit të kabinetit është tregues i mosfunksionimit të pushtetit ekzekutiv...

botuar më 24-07-08 6.09.MD
Petko Nikollov

Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do t'i kursejë ekonomisë miliona euro

Humbjet direkte për Bullgarinë nga anëtarësimi i plotë i vonuar në Shengen janë 424 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë, Petko Nikollov. Ai citoi një raport nga Instituti për Kërkime Ekonomike në Akademinë Bullgare..

botuar më 24-07-08 2.03.MD

Termocentrali bërthamor në Kozlloduj rifilloi funksionimin e reaktorit të 6-të

Njësia 6 e Termocentralit Bërthamor “Kozlloduj” u lidh me sistemin kombëtar të energjisë elektrike më 8 korrik pas orës 9 të mëngjesit. Puna e reaktorit u ndërpre më 15 qershor për mirëmbajtjen e planifikuar të një transformatori jo bërthamor dhe një..

botuar më 24-07-08 11.18.PD