Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shenja nderi e kreut të shtetit për mbajtësit bullgarë të medaljeve olimpike

| rinovuar më 21-09-07 5.29.MD
Foto: Presscenter ADMP

Në një ceremoni zyrtare më 7 shtator, Presidenti Rumen Radev dorëzoi Shenjen e Nderit të Kryetarit të Shtetit atletëve bullgarë që fituan medalje në Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike në Tokio.

Dekorata për arritjet e jashtëzakonshme në sport dhe për titujt olimpikë, për mbështetjen e talenteve të rinj dhe për një kontribut të madh në lavdinë sportive të Bullgarisë morën mbajtësit e medaljeve të arta Ivet Goranova - karate, Stojka Krësteva – boks dhe ansambli i gjimnastikës ritmike në përbërje Simona Djankova, Stefani Kirjakova, Madlen Radukanova, Laura Traats dhe Erika Zamfirova. Do të dekorohen edhe mbajtësit e medaljeve të argjende Antoaneta  Kostadinova – qitje, Hristijan Stojanov dhe Ruzhdi Ruzhdi – atletikë e lehtë, si dhe mbajtësit e medaljeve të bronzta Tajbe Jusein dhe Evelina Nikollova – mundje.

Në fjalimin e tij drejtuar tyre, kreu i shtetit vuri në dukje se lavdia olimpike e vendit tonë, e fituar nga breza të tëra të sportistëve, është e qëndrueshme dhe është një shkak krenarie për të gjithë shoqërinë tonë. Presidenti gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për trajnerët, udhëheqësit, specialistët, të afërmit dhe familjet e atletëve. Në emër të sportistëve të dekoruar gjimnastja Simona Djankova falënderoi për nderin, mbështetjen dhe besimin.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Canko Cankov

Canko Cankov notoi 108 km pa ndalesë në Danub

Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..

botuar më 24-09-09 10.16.PD

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD