Më e mira nga bota e kinemasë dokumentare do të prezantohet në kuadrin e edicionit të dytë të festivalit Sofja DokuMental, i cili u hap më 7 shtator dhe do të vazhdojë deri më datë 14. Në ndryshim nga edicioni i vjetshëm online, tani shfaqjet dhe bisedat janë drejtpërdrejt, gjatë respektimit të të gjitha masave kundra epidemisë. Këto janë 40 shirita dokumentare, me një përqendrim mbi të drejtat e njeriut, të cilët kanë fituar vëmendje dhe reagime kontradiktore në të gjithë botën. Mes tyre ka krijime me çmime nga "Sundance", "Berlinale", me nominime dhe dallime “Oskar”.
Tema e Sofja DokuMental sivjet është Do cross the linë. Sipas organizatorëve, spektatorët do të shikojnë gjëra, të cilat nuk mund t’i shikojnë në vend tjetër.
“Këta janë disa nga titujt më të rinj që nga viti 2021, dhe disa filma nga viti 2020, falmat më të ngrohtë dokumentarë, të cilët janë më të dekoruar dhe më të shpërndarë” komenton producentja e filmave Martiçka Bozhillova.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..