Propaganda kundër vaksinimit dhe mosrespektimi i masave kundër koronavirusit po çojnë në rezultate edhe më të këqija, theksuan nga Ministria e Shëndetësisë. Prandaj, autoritetet shëndetësore duan që administrata shtetërore dhe komunale të forcojnë kontrollin mbi respektimin e masave anti-epidemike. Çdo rast i shkeljes së rëndë t’i dërgohet Prokurorit të Qarkut për inspektim për praninë e një krimi sipas nenit 355 të Kodit Penal, thuhet në udhëzimin e ministrisë. Shumë media tregojnë raste të mosrespektimit dhe kundërshtimit të hapur ndaj masave anti-epidemike. Një pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj sjelljeje të paligjshme është një rritje në numrin e të infektuarve dhe të vdekurve, thuhet në udhëzim.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..