Edicioni i katërt i Festivalit “Fundjava në Plovdiv” bashkon përpjekjet e të punësuarve në degën turistike në zhvillimin e qytetit si një vend tërheqës për pushim dhe itinerare kulturore.
Nga 17 deri më 19 shtator qytetarët dhe miqtë e qytetit mund të përfshihen në tri veprimtaritë falës – “Qarkullimi në Plovdiv në fundjavë”, shfaqjen “Qytetërimi i keqkuptuar” si dhe në një sërë shfaqjesh në kinema “Arena” në qendrën tregtare “Markovo Tepe”.
Sipas zëvendës kryebashkiakut për turizëm dhe kulturë Pllamen Panov, qëllimi i festivalit është të tërheqë më shumë turistë. Ai saktësoi se fjetjet e shtetasve bullgarë sivjet në qytet u shtuan me 29 për qind në krahasim me një vit më parë, por numri i turistëve të huaj u ul me 21 për qind.
“Nëse pandemia e koronavirusit ka një rol pozitiv, kjo është se rriti turizmin e brendshëm tek ne. Turizmi është një përjetim dhe ne, ciceronët do të përpiqemi të paraqesim fytyrat e ndryshme të Plovdivit” – tha Rumjana Titerjakova nga Asociacioni i Ciceronëve në Bullgari.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..