Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U nda nga jeta Ollga Borisova

Foto: Bozhidar Ljubenov

Këngëtarja e madhe popullore Ollga Borisova ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, njoftuan kolegët e saj nga grupi “Svetogllas”.

"Jeta e Ollga Borisovës ishte plot ide të pastra, të cilat ajo i shndërroi në Dritë, Mision dhe Frymëzim për shumë njerëz" - shkruan ata në Facebook.

Kënga ''Mjeshtri Manoll''

Në vazhdim të disa dekadave, Ollga Borisova ka qenë pjesë e korit me famë botërore "Misteri i Zërave Bullgarë". Në 1991, së bashku me “Misteri”, ajo mori çmimin Grammy, ndërsa në vitin 1994 emri i saj u përfshi në Enciklopedinë Botërore të Muzikës, botuar në Londër. Në gusht të këtij viti Ollga Borisova u dekorua me Shenjën e Nderit të Presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev - për kontributin e saj të rëndësishëm në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e artit popullor bullgar.

"Përkulem përpara gjeniut krijues të popullit tonë" – tha ajo në intervistën e saj të fundit për Radio Bullgarinë në qershor të këtij viti.

U prehtë në paqe!




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuçi Grozdani–mësuesi nga Pogradeci

Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..

botuar më 24-04-21 11.00.PD

Sindi Nikollofski – një shqiptare me rrënjë bullgare e cila jeton në Sofje

Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..

botuar më 24-04-16 7.35.PD

Udhëtarja Izabella Shopova bëri kos në kushte të përafërta me ato të Hapësirës

Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..

botuar më 24-04-11 7.30.PD