Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ollga Borisova: Përkulem përpara gjeniut krijues të popullit tonë

Foto: Facebook/GlasoveNaTradiziata

“E falënderoj Zotin për këtë peshqesh të madh - 60 vjetorin tim në skenë dhe 80 vjetorin tim jetik, të cilin e arrita - me shumë emocion tregon këngëtarja Ollga Borisova. - Jam e lumtur se gjatë gjithë jetës jam duke kënduar këngët tona të papërsëritshme dhe tepër emocionuese popullore, fillimisht në Ansamblin për Këngë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, pas kësaj-në “Misterin e Zërave Bullgarë”. Unë u bashkova me Ansamblin gjatë vitit 1960 bashkë me këngëtare të tjera. Shumë shpejt e kuptuam se kemi zëra, por nuk kemi mjeshtëri. Aty në Radion Kombëtare Bullgare, u bëmë këngëtare. Jo rastësisht dhe deri tani unë e quaj Radion Kombëtare shtëpinë time të dytë. Më shumë se gjysma e jetës sime të vetëdijshme ka kaluar në këtë godinë, të cilën e dua kaq shumë, i dua shumë dhe njerëzit të cilët punojnë në të.”

Ollga Borisova është nga rajoni i qytetit Kjustendill  - qyteti në të cilin më 28 qershor, pikërisht në ditëlindjen së saj një festë organizon Vatra e Kulturës “Bratstvo”,/vëllazëria/ kolegë, miq dhe adhurues të saj.

“Unë kam lindur në 4 kilometra nga qyteti, në fshatin Zhilenci. Shtëpia jonë tanimë nuk ekziston, mbetën shumë pak njerëz të afërt, por është e vërtetë ajo që thonë - toka vendase ngroh dhe përmbush me energji. Le të mos tingëllojë si një mburrje por në Kjustendill unë jam shumë e dashur si këngëtare, më njohin që të gjithë. Në koncert do të marrin pjesë këngëtarë dhe instrumentistë të njohur, drejtues do të jetë Daniell Spasov. Pres e di se do të jetë e shkëlqyer”.

Si një pjesë nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, si dhe të grupeve të tjera të dhomës, Ollga Borisova ka kënduar në dhjetëra vende në katër kontinentet. Ajo është mirënjohëse për njerëzit e mrekullueshëm me të cilët pati mundësinë të ndajë dashurinë e saj për këngën. Me shumë emocion kthehet drejt momenteve të papërsëritshme nga koncertet e “Misterit të Zërave Bullgarë” në kohën në të cilën e gjithë bota filloi të flasë për folklorin bullgar:

“Do tu tregoj për një nga koncertet tona në Nju Jork, në sallën e madhe të John F. Kennedy Center for the Performing Arts. Ajo qe e përmbushur, kishte dhe njerëz në këmbë. Në fund të koncertit këta mbi 5000 veta qëndronin në këmbë dhe trokisnin, brohorisnin, duartrokisnin. Atëherë unë për herë të parë u përlota në skenë. E ndieja veten jashtëzakonisht krenare nga fakti se jam bullgare. Në “Misterin e Zërave Bullgarë” dikur ishin këngëtare, stili i të cilave ishte një etalon - Janka Rupkina, Nadezhda Hvojneva,  Kalinka Vëllçeva,  Pavlina Gorçeva... Nuk do të përmend që të gjithë. Njerëzit nëpër botë mrekulloheshin me zërat tanë, me të kënduarit tonë pa mikrofon. Ne i shpërthenim sallat me forcën e zërave tanë. Na duartrokitën, nuk na lanë të largoheshim nga skena. Për suksesin  e këngës popullore bullgare nëpër botë merita është dhe e kompozitorëve tanë të shkëlqyer në fushën e përpunimit dhe të këngës prej autori në stilin folklorik - Filip Kutev,   Kirill Stefanov, Kosta Kolev, më të rinjtë Krasimir Kjurkçijski, Stefan Dragostinov e të tjerë. Dikur nuk ishe e pranuar që këngëtaret të krijojnë këngë, por disa e bënin, unë po kështu. Një këngë krejtësisht prej autori është “Mjeshtri Manoll” të cilën unë e incizova në Radion Kombëtare Bullgare, ndërsa më vonë Nikollaj Kaufman e përpunoi për “Misterin e Zërave Bullgarë” nën emrin “Nusja e murosur”. Si dhe kënga e korrjeve “Mesdita është o vëlla” me të cilën unë fitova çmimin e parë  në Konkursin e Radios në Bratislavë. Ka dhe të tjera.”

Gjatë viteve të fundit këngëtarja shpesh është juri nëpër festivalet e ndryshme dhe konkurset tek ne.

“Sa shumë djem e vajza të talentuar ka në Bullgari, jam shumë e çuditur. Bashkë me disa këngëtare nga “Misteri i Zërave Bullgarë”, Daniell Spasov, Milen Ivanov, të bashkuar rreth Fondacionit “Zërat e Traditës”, vendosëm t’ia transmetojmë përvojën tonë të rinjve. Unë tani po e vlerësoj se çfarë lumturi e madhe ka qenë gjatë gjithë jetës sime të këndoj këngët popullore bullgare. Unë jam shumë mirënjohëse dhe përkulem në shenjë nderimi përpara gjeniut krijues të popullit tonë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Më shumë nga rubrika

"Besa, Shpresa, Dashuria" – një këngë e përjetshme

Në Ditën festive të Sofjes për të gjithë qytetarët e kryeqytetit tonë të bukur, ju kujtojmë këngën "Besa, Shpresa, Dashuria" – një interpretim që u bë hit në të kaluarën. Siç dihet, më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin..

botuar më 21-09-17 12.37.MD

"Libër të mësoj, sukses të arrij"

Dita e parë shkollore gjithnjë është një festë për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Edhe fëmijët e rritur të zhytur në problemet e tyre adoleshente emocionohen, zgjedhin me kujdes veshjet e tyre dhe natyrisht blejnë lule për mësuesit e tyre..

botuar më 21-09-15 3.59.MD
Valerij Gergiev

Valerij Gergiev drejton Orkestrën Filarmonike të Sofjes në një koncert bamirësie

Në nismën për të ndërtuar një kompleks të ri muzikor në vendin tonë përfshihet dirigjenti Valerij Gergiev - një nga muzikantët më me ndikim të kohës sonë. Koncerti bamirës është më 10 shtator në orën 20:30. Solistët e Orkestrës Simfonike të Teatrit..

botuar më 21-09-10 4.37.MD