Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN dëshiron partneritet me "Bullgarinë Demokratike" dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin"

Toshko Jordanov
Foto: BGNES

"Ka një popull të tillë" (ITN) dorëzoi dokumentet e veta në KQZ për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Formacioni i showmanit Sllavi Trifonov tashmë deklaroi se nuk do të propozojë një kandidat të vet për president, por do të mbështesë kreun aktual të shtetit Rumen Radev.

I pyetur nëse partia ka frikë nga shfaqja e formacionit "Po e vazhdojmë ndryshimin" të ish-ministrave në qeverinë teknike Asen Vasilev dhe Kirill Petkov, nënkryetari i ITN-së Toshko Jordanov tha: "Shfaqja e formacioneve të reja është diçka e mrekullueshme për jetën politike bullgare.” Politikani tha gjithashtu se është logjike në parlamentin e ardhshëm “Ka një popull të tillë ”të bashkëpunojë me “Bullgarinë Demokratike ”dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin ”. Ai përjashtoi "mbështetjen dhe marrëdhëniet e përbashkëta" me DPS dhe GERB.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..

botuar më 24-04-26 6.15.MD
Bojko Borisov

Lideri i GERB Bojko Borisov pret që të ketë edhe 5 qeveri të tjera në detyrë

Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..

botuar më 24-04-26 12.25.MD

Të dhëna alarmante nga Kombet e Bashkuara për përdorimin e alkoolit dhe cigareve tek nxënësit

13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..

botuar më 24-04-26 9.06.PD