Çmimet e mallrave dhe të shërbimeve në Bullgari u nisën përpjetë. Kjo rastis pas shtimit tri herë me radhë të çmimeve të gazit natyror që nga fillimi i vitit dhe rritjes së çmimeve të ngrohjes dhe të energjisë elektrike në mesin e verës. Në një plan global shtetet nuk qenë të befasuara nga çmimi më i lartë i energjisë dhe po përgatiteshin për një inflacion, por ai goditi më së shumti ekonomitë më të varfra.
Në Bullgari, ku të ardhurat prej viteve janë shumë herë më të ulëta nga ato mesataret për Bashkimin Evropian, tani grupe edhe më të mëdha nga popullsia janë të kërcënuara të mbeten jo vetëm pa para për ngrohje gjatë dimrit, por dhe pa të ardhura të cilat të garantojnë plotësimin e nevojave bazë ushqimore dhe shëndetësore.
Shqetësuese janë të dhënat e fundit nga studimi i Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari nga fundi i muajit gusht dhe fillimi i muajit shtator. Prej tyre bëhet e qartë se, më shpejt rriten çmimet e mallrave ushqimore, të cilat janë një ushqim tradicional për bullgarin. Mielli i grurit është më i shtrenjtë me 7,3%. Sipas ekspertëve shkaku është në drithin e shtrenjtuar në tregjet ndërkombëtare dhe në ndikimin e tyre në vendin tonë. Përveç kësaj bukëpjekësit e rritën çmimin e bukës gjatë muajit shtator të paktën me 10 stotinka /qindarka/ për shkak të çmimeve më të larta të energjisë elektrike. Prognoza është që shtrenjtimi të vazhdojë. Çmimet e disa perimeve po kështu janë mjaftë më të larta në krahasim me vitin e kaluar, tregon studimi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë. Dhe këtu bëhet fjalë për perime sezonale si kastravecë, domate, piperka, me të cilat përgatiten zejet e dimrit, gjë tradicionale për shumë familje bullgare.
“Kjo na detyron të mendojmë se, gjatë muajve të ardhshëm më fortë të prekur nga inflacioni në Bullgari do të jenë pikërisht familjet e varfra. Kjo do të thotë, se të varfëritë do të bëhen edhe më të varfër, sepse në shportën e tyre të konsumit janë përfshirë produktet më të nevojshme dhe të domosdoshme si bukë, drithëra, vajra bimore e të tjera“ - thotë Violeta Ivanova - eksperte nga Instituti për Studime Sociale dhe Sindikale pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
“Nga studimi u bë e qartë se në rrethe si Bllagoevgrad, Kjustendill, Vidin, Haskovo ku rrogat e punës janë me rreth 30% më të ulëta sesa mesataret për vendin, po vihet re një rritje mjaft më e madhe të mallrave kryesore. Rritja është mjaftë mbi mesataren për vendin. Rrjedhimisht, standardi i jetës në këto krahina është mjaft më i ulët dhe çmimet për njerëzit aty bëhen shoqërisht të padurueshme - nënvizon Violeta Ivanova. Sipas fjalëve të saj, të prekur më seriozisht nga kjo janë rajonet më të varfra, ku rrogat janë nën 1000 leva /500 euro/, gjatë një page mesatare për vendin1525 leva/763 euro/. Njëkohësisht ka bashki të zhvilluara më mirë nga ana ekonomike në Bullgari, tek të cilat paga mesatare është më e lartë nga kjo për vendin. Ky ndryshim në të ardhurat e rajoneve është shqetësues, sepse shkalla e rritjes së pagave në ato më të varfër nuk do të kompensojë rritjen e çmimeve. "
Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari prognozojnë, se që më 1 janar do të ketë një shtim të ri të çmimit të ngrohjes dhe të energjisë elektrike, kurse kjo do të risë edhe më tej faturat e ngrohjes dhe të energjisë elektrike. Problemi tek ne është se, për shkak të këtyre faturave të larta, njerëzit përsëri do të ngushtojnë shpenzimet e veta për ushqimet bazë dhe do të zgjedhin produktet më të lira dhe pa cilësi nga dyqani. Krahas kësaj nuk do të mundin të ndajnë para për shëndetësi, arsim dhe kulturë.
“Mendojmë se, deri në fund të vitit kostoja e jetesës do të rritet me 5 dhe më shumë për qind”-vthotë Violeta Ivanova.
“Kjo do të thotë se në një familje 3 anëtaresh, ku punojnë dy persona dhe kanë një fëmijë, çdo një nga prindërit duhet të marrë 1010-1020 leva/ afro 510 euro/. Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari mbron pozitën e vet, se që nga data 1 janar mot paga minimale e punës duhet të rritet me 17,5% dhe të arrijë 764 leva /380 euro/ (në këtë moment ajo është 650 leva/325 euro/). Krahas me këtë të rriten pagat në sektorin publik dhe në atë privat - mesatarisht me 13%. Paga për të jetuar në vitin 2024 do t'i afrohet pagës minimale dhe, në përputhje me rrethanat, paga minimale do të përfaqësojë 50% të pagës mesatare për vendin. Kjo është dhe një nga kërkesat kryesore, e cila pritet që të pranojë Komisioni Evropian dhe të imponohet në të gjitha vendet-anëtare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..