Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Procedura për aplikimin e bullgarëve nga jashtë në universitetet bullgare po ndryshon

Universiteti në qytetin Ruse
Foto: BGNES

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës po përgatit ndryshime në dekretin për realizimin e veprimtarisë arsimore ndër bullgarët jashtë vendit. Ndoshta njëra prej tyre do të lidhet me aplikimin për programet master. Po diskutohet mundësia që shkalla master të konsiderohet si shkallë e dytë në arsimin e lartë. Nëse kjo ndodh, statusi me të cilin njerëzit me origjinë bullgare, por me pasaportë të huaj, kanë hyrë në programin baçelor të një universiteti në Bullgari, do të njihet për diplomën master. Pas këtij ndryshimi, bullgarët - shtetas të huaj, të cilët kanë fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm në vendin tonë, do të jenë në gjendje të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë në Bullgari pa asnjë problem, njofton ministria në faqen e saj të internetit.

Propozimet duhet të jenë gati deri më 30 nëntor të këtij viti. Procedura e re për aplikimin e bullgarëve nga jashtë në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari pritet të hyjë në fuqi në vitin 2022.


Më shumë nga rubrika

Gazetarët bullgarë nga 33 vende diskutojnë temën “Media dhe liria” në Kazanllëk

“Nëse liria do të thotë diçka, kjo është e drejta për t’u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.” Ky citim është i gdhendur pranë statujës së George Orwell përballë ndërtesës së BBC në Londër. Si për t’u kujtuar nëpunësve të pushtetit..

botuar më 23-06-02 10.56.PD

Pse dhe si do të respektojë Bullgaria elementet e Konventës së Stambollit?

Bullgaria do të duhet të respektojë elemente të veçanta të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, pasi dokumenti mori "dritën jeshile" nga Këshilli i Bashkimit Evropian këtë..

botuar më 23-05-31 3.44.MD
“Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV”

Ekspozita e njerëzve “të padukshëm” në Radion Kombëtare Bullgare

Ekspozita “Frymëzime të njohura dhe të panjohura IV” hapet më 31 maj, në Sallën e Mermerit të BNR-së në prag të festës së fëmijëve. Ekspozita organizohet për të katërtin vit radhazi nga transmetimi “Të njohur dhe të panjohur” të programit “Hristo..

botuar më 23-05-31 7.30.PD