3327 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit. 17.5 për qind e 19 059 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Kjo është 142 raste më pak se e mërkura dhe një rënie e të infektuarve me 2.2 për qind. Nga të infektuarit 86.74 për qind nuk ishin të vaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar u rrit në 55 548. Në spital u shtruan 5707 pacientë. 487 janë në terapi intensive. 723 janë të sapo pranuar në spitale. 89.63 për qind e tyre janë pa vaksina.
Në 24 orët e fundit 98 persona vdiqën me Covid-19 të konirmuar. 96 për qind e të vdekurve ishin të pavaksinuar. 1836 njerëz u shëruan.
5563 vaksina u dhanë të mërkurën, ose 2106 më pak se të martën. 1 372 723 persona kanë përfunduar imunizimin.
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan..