Një kohë të pazakonshme dhe një vend të pazakonshëm kanë zgjedhur organizatorët për zhvillimin e takimit të 16 Botëror të Mediave Bullgare. Në vend gjatë periudhës së pranverës, sivjet ai zhvillohet nga data 16 deri më 19 tetor, në prag të festës të Shën Ivan Rillskit – Çudibërësit - një shenjt i cili jetoi në Mesjetë dhe nderohet si mbrojtësi qiellor i të gjithë popullit bullgar. Zgjedhja e vendit dhe përmbajtjes së forumit të mediave po kështu nuk është i rastit. Ai do të zhvillohet në Manastirin e Rilës, ku ruhen lipsanet çudibërëse të shenjtorit. Tema e takimit gazetaresk, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të mediave bullgare nga e gjithë bota është “Media dhe e vërteta”.
Vendi për zhvillimin e forumit të sivjetshëm siguron mundësi dhe për një program të pasur kulturor, të lidhur me muzetë e Manastirit të Rilës, një përkulje në shenjë nderimi përpara varrit të Shën Joan Rillskit, kurse në qytetin e afërt Kjustendill do të hapet ekspozita “Ikonat Çudibërëse dhe reliktet e shenjta në Ballkan.” Projekti audio vizual është i Institutit Shtetëror të Kulturës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prezanton kisha dhe manastire në territorin e Bullgarisë, në të cilat si relikte shumë të shtrenjta ruhen ikona çudibërëse dhe lipsane të shenjta.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dita e Shën Gjergjit – 6 maj është festa më e madhe pranverore për bullgarët dhe krahas Ringjalljes së Krishtit, shënon fillimin e vitit të ri bujqësor. Edhe sot e kësaj dite Dita e Shën Gjergjit pritet me gëzim në çdo familje bullgare..
Dita e Shën Gjergjit është një nga festat më të respektuara në kalendarin popullor bullgar. Përveç për mbi 200 000 bullgarë, të cilët mbajnë emrin Georgi dhe derivatet e tij, shenjtori është gjithashtu mbrojtës i Ushtrisë Bullgare. Por, të mbledhur..
Më 6 maj, Ditën e Shën Gjergjit, në orën 11:00 pranë Manastirit Pjetri dhe Pali, rajoni i qytetit Veliko Tërnovo, hapet Festivali i dhjetë Kombëtar i Mbarështuesve të Deleve. Fillimin do ta vendosin kukerët xhumalii nga fshati Kallugerovo, rajoni..
Patriarku Ekumenik Bartolomeu së fundmi njohu Kishën Ortodokse Maqedonase, por me emrin Kryepeshkopatë e Ohrit. Kështu, Kisha Maqedonase, e cila u..
Lufta është një gjë e keqe. Ajo lë pas qytete të rrënuara, fate njerëzore të ngatërruara dhe shumë pikëllim. Konflikti në Ukrainë, i cili megjithëqë..
Informacion, dezinformim, propagandë... Ku është Bullgaria në kërkim të së vërtetës dhe të prezantimit të fakteve, të tilla siç janë? Sipas..