Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkarkojnë plehun e rrezikshëm nga anija turke e bllokuar në bregdetin bullgar

Foto: BGNES

Operacioni për shkarkimin e anijes “Vera Su” të ngecur në zonën e mbrojtur "Jajllata" filloi, njoftoi Ministria e Transportit. Aksioni pritet të zgjasë 3-4 ditë. Për shkak të dritares së shkurtër të motit, punimet nuk do të pushojnë do të punohet 24 orë në ditë.

Një maunë me hidraulikë të jashtme është ngjitur në anijen e bllokuar. Ajo do të kontrollojë hapjen dhe mbylljen e hambarit dhe funksionimin e përgjithshëm të anijes sepse ndarja e motorit të “Vera Su” është përmbytur.

Plehra e lëngëzuar e urës do të pompohet në tre maune të siguruara nga Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare dhe do të transferohet në cisternën e specializuar GALAXY ECO.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian i frikësohet ndërhyrjes ruse në zgjedhjet bullgare të 9 qershorit

Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..

botuar më 24-04-24 11.41.PD

Departamenti Amerikan i Shtetit ka sinjalizuar probleme me respektimin e të drejtave të njeriut

Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..

botuar më 24-04-24 9.50.PD
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev

49% e votuesve me të drejtë vote janë gati të shkojnë në qendrat e votimit më 9 qershor

Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..

botuar më 24-04-24 9.18.PD