Sofianasit jemi të privilegjuar sepse qyteti ynë është i rrethuar me male, falë të cilave në çdo kohë mund të arrakatemi në mesë të natyrës dhe të gërshetojmë ajrin e pastër dhe gjelbërinë me njohjen e trashëgimisë sonë të pasuri kulturore. Sepse tërë rajoni përreth kryeqytetit është plotë shumë relikte nga e kaluara – manastire, kisha, shenjtërore, gjurmë të fortifikatave të moçme...
Mali Ljulin, afër Sofjes, është plotë shtigje që çojnë deri në manastire, kryqe gurore, kisha të vogla të fshehura në pyll. Një objekt i shkëlqyeshëm për një shëtitje fundjave në mes të natyrës është kisha e vogël “Të Gjithë Shenjtorët” mbi lagjen e kryeqytetit Suhodoll. Deri në të arrihet pas një shëtitjeje më këmbë 40 minutëshe përgjatë një shtegu të shënuar mirë që lidh rajonin piktoresk Bonsovi Poljani me fshatin Mallo Buçino. Pranë kishës së ndërtuar sipas modelit të kishave të Atonit ka një strehore e vogël, një kuzhinë dhe një çezmë. Aty pranë gjarpërojnë ujërat flluskuese të një përrua të vogël. Mjerisht informacioni për kishën “Të Gjithë Shenjtorët” është shumë i pakët. Megjithatë është e qartë se kisha është relativisht e re. Sipas disa burimeve ajo u ndërtua në vitet 70-të të shekullit XX.
Më shumë për pasuritë e fshehura të malit Ljulin mund të lexoni në botimin “Mali Ljulin – larg njerëzve, në mes të natyrës” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..
Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..
Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..