Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Të Gjithë Shenjtorët” në malin Ljulin – një destinacion i mrekullueshëm për një shëtitje në fundjavë

Foto: arkiv

Sofianasit jemi të privilegjuar sepse qyteti ynë është i rrethuar me male, falë të cilave në çdo kohë mund të arrakatemi në mesë të natyrës dhe të gërshetojmë ajrin e pastër dhe gjelbërinë me njohjen e trashëgimisë sonë të pasuri kulturore. Sepse tërë rajoni përreth kryeqytetit është plotë shumë relikte nga e kaluara – manastire, kisha, shenjtërore, gjurmë të fortifikatave të moçme...

Mali Ljulin, afër Sofjes, është plotë shtigje që çojnë deri në manastire, kryqe gurore, kisha të vogla të fshehura në pyll. Një objekt i shkëlqyeshëm për një shëtitje fundjave në mes të natyrës është kisha e vogël “Të Gjithë Shenjtorët” mbi lagjen e kryeqytetit Suhodoll. Deri në të arrihet pas një shëtitjeje më këmbë 40 minutëshe përgjatë një shtegu të shënuar mirë që lidh rajonin piktoresk Bonsovi Poljani me fshatin Mallo Buçino. Pranë kishës së ndërtuar sipas modelit të kishave të Atonit  ka një strehore e vogël, një kuzhinë dhe një çezmë. Aty pranë gjarpërojnë ujërat flluskuese të një përrua të vogël. Mjerisht informacioni për kishën “Të Gjithë Shenjtorët” është shumë i pakët. Megjithatë është e qartë se kisha është relativisht e re. Sipas disa burimeve ajo u ndërtua në vitet 70-të të shekullit XX.

Më shumë për pasuritë e fshehura të malit Ljulin mund të lexoni në botimin “Mali Ljulin – larg njerëzve, në mes të natyrës” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënë Kadire nga Gora

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të..

botuar më 24-03-29 1.10.MD

Fillojnë të Dyzetat e Shenjta

Sot fillon Kreshma e Madhe, më e gjata në kalendarin e Kishës Ortodokse. Javët e para dhe të fundit janë një agjërim i rreptë dhe përveç ushqimeve shtazore dhe qumështore, të cilat janë të përjashtuara gjatë gjithë periudhës së agjërimit, nuk..

botuar më 24-03-18 9.56.PD
Panço Vlladigerov

Festojmë 125 vjet nga lindja e kompozitorit Panço Vlladigerov

Më 13 mars 1899 lindi në Cyrih të Zvicrës kompozitori, muzikanti, dirigjenti dhe mësuesi i madh bullgar Panço Vlladigerov. Ai luante piano dhe kompozonte që në moshë të re. Është autor i veprave të shumta në zhanre të ndryshme - opera, balet,..

botuar më 24-03-13 8.15.PD