Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Svetllan Stoev priti Ambasadoren e Shqipërisë Donika Hoxha

Svetllan Stoev dhe Donika Hoxha
Foto: BGNES

Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev priti Ambasadoren e Shqipërisë Donika Hoxha. Gjatë bisedës u diskutuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, dialogu aktiv politik, thellimi i bashkëpunimit në shumë sfera me interes të përbashkët dhe fushat potenciale për zhvillimin e tij.

“Shqipëria dhe Bullgaria janë vende mike dhe partnere në NATO”, tha ministri Stoev, duke theksuar se shkëmbimi intensiv, duke përfshirë kulturën dhe turizmin, do të kontribuojë edhe më shumë në afrimin mes njerëzve. Pala bullgare theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. U theksua avancimi i Tiranës në rrugën drejt BE-së dhe se vendi ynë nuk përjashton mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave.

Gjatë bisedës u mirëprit memorandumi i nënshkruar ditë më parë në Sofje nga Bullgaria, Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë së Veriut për përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit №8, ndërsa ministri Stoev theksoi se përfundimi i tij do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për konektivitetin në rajon.

Ambasadorja Hoxha tha se vendi i saj është gjithashtu i interesuar për intensifikimin e lidhjeve mes institucioneve të arsimit të lartë, duke përfshirë mundësitë për hapjen e degëve të universiteteve bullgare. Nga kjo do të përfitojë edhe minoriteti bullgar në Shqipëri.

Informacioni është i Qendrës së Shtypit të Ministrisë së Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bisedoi me përfaqësues të komunitetit vietnamez në Bullgari

Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha presidenti Rumen Radev në takimin me ambasadorin vietnamez Do Hoang Long. Në takim morën pjesë edhe..

botuar më 25-02-26 9.52.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti: Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë

Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Këtë e bëri të ditur presidenti Rumen Radev në Konferencën..

botuar më 25-02-25 2.22.MD

Ministria e Jashtme: Nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa Ukrainën dhe BE-në

Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Jashtme bullgare me rastin e 3 viteve të "luftës së plotë të paprovokuar dhe..

botuar më 25-02-24 11.15.PD