Ditën e premte do të jetë me diell. Para mesditës vende-vende do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta. Në zonat lindore dhe në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet do të ketë vranësira edhe pasdite. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 1 deri në 4 gradë. Temperaturat minimale në bregdetin e Detit të Zi do të qëndrojnë më të larta deri në 8-10 gradë. Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë, për rajonin e Sofjes deri në 14 gradë.
Në male do të mbajë mot me diell me erë mesatare. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 10 gradë, në 2000 m rreth 5.
Të shtunën do të ketë më shumë vranësira. Do të bjerë shi në det dhe në Rodopet Lindore.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..