190 mijë persona kanë vizituar “Pallatin” në qytetin Ballçik të Detit të Zi që nga fillimi i vitit 2021, raporton bgtourism.bg. Nga dje deri në fund të marsit 2022 në “Pallat” mund të shihet një ekspozitë interesante e lëvizshme e Muzeut Historik në Pomorie "Zogjtë - lajmëtarë qiellorë apo çfarë?". Ndër eksponatet më të vlefshme është një zog i vogël me një sqep masiv nga mijëvjeçari i 5-të para Krishtit.
Kompleksi arkitekturor dhe parku "Pallati" në Balchik është ndërtuar si rezidencë e mbretëreshës rumune Maria (1875-1938). Ajo e quan atë me emrin turk "Tenha Yuva", që do të thotë "Foleja e vetmuar". Sot njihet më shumë si "Foleja e heshtur".
Mbretëresha e vizitoi qytetin për herë të parë në vitin 1921 në shoqërinë e djalit të saj Princit Nikolla dhe u mahnit aq shumë nga bukuria e gjirit sa që në vitin 1924 filloi ndërtimi i rezidencës së saj.Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..
Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..
Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..
Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon..