Nga sot, 4 nëntor, në Bullgari pezullohet përkohësisht pranimi i planifikuar dhe aktiviteti i planifikuar operativ në institucionet mjekësore. Kjo thuhet në urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov të datës 3.11.2021. Lejohen përjashtime për transplantimet, diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike dhe onkohematologjike, procedurat in vitro dhe lindjet, si dhe për rehabilitimin, trajtimin afatgjatë dhe aktivitetet e kujdesit psikiatrik.
Synimi është të lehtësohet presioni mbi spitalet dhe, nga ana tjetër, të lejohet ristrukturimi i reparteve të pangarkuara në njësi Covid dhe ekipet mjekësore të riorientohen për t'u shërbyer pacientëve me Covid-19.
Certifikatat e vaksinimit do të jenë të vlefshme 15 ditë pas vendosjes së dozës së parë të vaksinimit me dy doza dhe me një dozë. Mbyllen qendrat dhe klubet e fëmijëve, grupet e organizuara për fëmijë, etj. Ndalohen vizitat në spitale, përveç për pacientët në gjendje shumë të rëndë, si dhe në azile dje jetimore. Nuk do të kërkohet certifikata jeshile për personat nën moshën 18 vjeç. Për dhënien e certifikatës nuk merren parasysh analizat që vërtetojnë antitrupat ndaj sëmundjes, por masa është duke u diskutuar.
Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një letër Komisionit Evropian ku kërkon marrjen e sasive të vaksinave kundër Covid-19 të përshtatura për nevojat e popullsisë. Ministria këmbëngul se shtetet duhet të jenë në gjendje të blejnë sasitë që u..
Një planetarium i ri digjital me softuer amerikano-rus u demonstrua në Observatorin Kombëtar Astronomik “Nikollaj Kopernik” në Varna përpara gazetarëve dhe nxënësve të klasës së parë, njoftoi BNR Varna. Turistët dhe nxënësit do të kenë..
Presidenti Rumen Radev ndau çmime të larta shtetërore për figurat e kulturës. Tradicionalisht, kjo ndodh para 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodi, alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe të letërsisë sllave. Me..
Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës..
Nxënësit në klasat e 10-ta dhe të 11-ta në Gjimnazin Kombëtar të Shkencave Natyrore dhe Matematikës dhe në Gjimnazin Matematikor të Sofjes fituan tri..
Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov diskutoi me homologun e tij italian Lorenzo Guerini nevojën e sigurimit të përkohshëm të gjuajtësve për Forcat..