Hyrja në vitin e ri pa buxhet për shkak të mungesës së parlamentit është një rrezik i madh, tha për BNR Petër Ganev, një studiues me përvojë në Institutin për Ekonominë e Tregut.
Sipas ligjit, buxheti për vitin 2022 duhej të parashtrohej në parlament për diskutim dhe miratim deri më 31 tetor. Nëse qeveria formohet në dhjetor dhe deri atëherë nuk ka buxhet të miratuar nga parlamenti, ekziston rreziku që në vitin e ri të hyjmë pa ligj për shpenzimet publike. Atëherë qeveria mund të shpenzojë vetëm 1/12 e buxhetit të mëparshëm në muaj dhe këto para do të jenë jashtëzakonisht të pamjaftueshme. Në rast mungese të një qendre të fortë pushteti, "të gjithë rreth qeverisë mund të përpiqen të marrin iniciativën dhe vazhdimisht të propozojnë kosto të reja," tha në përfundim eksperti.Përfitime të rëndësishme ekonomike priten për Bullgarinë (me popullsi 6.5 milion njerëz) dhe Rumaninë (19 milion njerëz), të cilat u bënë anëtarë të plotë të zonës Shengen. Sipas vlerësimeve, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) ka të ngjarë të rritet me të..
Nga 2 janari, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) hedh në qarkullim monedha përkujtimore ari me temë "Virgjëresha Mari - Molla e Artë". Monedhat kanë prerje 10, 20, 50 dhe 100 leva (përkatësisht afro 5, 10, 25 dhe 50 euro), pa një tirazh konkret, njoftoi BNB...
Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...