Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mediat në Maqedoninë e Veriut ndjekin me vëmendje votën në Bullgari

Vlladimir Perev: Interesi i zgjedhësve është i rritur

Vlladimir Perev
Foto: BGNES

Mediat maqedonase monitorojnë nga afër votimin në Bullgari dhe nuk ka interes tjetër për votën në Maqedoninë e Veriut, përveç reportazheve të shkurtra të realizuara para Ambasadës në Shkup” – njoftoi për Radio Bullgarinë gazetari Vlladimir Perev nga fqinja jonë jugperëndimore. Sipas tij, mediat aty presin rezultatet e zgjedhjeve me shpresën për përmirësimin e shpejtë të marrëdhënieve bullgaro-maqedonase. “Presin edhe ndryshime në pozitën bullgare përsa i përket vetos për fillimin e negociatave midis Shkupit dhe BE-së si dhe ndryshime në marrëdhëniet, të cilat janë në nivelin e tyre më të ulët historik deri më tashti.”

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut dita është relativisht e ngrohtë dhe diellore, gjë që ndihmon aktivitetin elektoral, votohet në seksionet e votimit në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në qytete si Shtip, Strumicë, Manastiri dhe Ohër. “Kësaj here ka dhe dy qendra suplementare – në Prilep dhe në Kavadarci. Interesi i zgjedhësve është i rritur. Është e dukshme se në orët e pasdites ka një numër më të madh zgjedhësish në seksionet e votimit”, thekson Perev.

“Votimi është manual, klasik, me fletë votimi, me kuti votimi, me zarfe të mbyllura, me stilolapsa, si më parë.” Procesi i votimit ecën normalisht, pa ndërprerje, pa incidente dhe pa provokime. Vlladimir Perev parashikon, se në se do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, mund të pritet një aktivitet edhe më të lartë elektoral ndër bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut.


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Filluan konsultimet me presidentin për formimin e qeverisë

Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..

botuar më 24-12-10 1.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..

botuar më 24-12-07 8.30.PD

Deputetët zgjodhën 7 nënkryetarë të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor

Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të  të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..

rinovuar më 24-12-06 3.07.MD