Gjatë natës së 14 nëntorit duke u gdhirë 15 nëntor moti do të mbetet kryesisht me vranësira dhe mjegull në pjesën më të madhe të vendit. Mbi male do të ketë vranësira të shpërndara dhe dukshmëri më të mirë. Moti do të jetë pothuajse i qetë me temperatura minimale midis 0 dhe 5 gradë.
Të hënën do të mbizotërojë mot i vranët dhe në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të ketë erë mesatare verilindore dhe me të do të depërtojë ajër i ftohtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12 gradë, pak më të larta në skajet jugperëndimore.
Në male vranësirat do të jenë më të theksuara. Në disa vende do të ketë reshje të dobëta shiu. Në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore do të jetë pothuajse pa reshje dhe me më shumë diell. Do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 8 gradë, në 2000 metra - rreth 2 gradë.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..