Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politologu Nedellço Mihajllov: Ndjenja e pasigurisë së bullgarëve shpjegon rezultatin e votimit

Foto: arkiv personal

Ky ishte votimi i tretë i paprecedentë për Parlament, së bashku me atë për President, në një situatë të paprecedentë të një pandemie globale me të gjitha krizat që rezultuan, të cilat ndikuan në ndjenjën e pasigurisë së bullgarëve dhe rrjedhimisht në rezultatet e votimit. Këto janë fjalë të politologut të ri Nedellço Mihajllov. Ai jeton në Hagë të Holandës, ku është diplomuar për shkenca politike dhe aktualisht po ndjek studimet master për menaxhimin e krizave dhe sigurinë kibernetike në një nga fakultetet e universitetit më të vjetër të vendit, Universiteti i Lejdenit.

Universiteti i Lejdenit

Befasimet e zgjedhjeve politologu 22 vjeç i komentoi kështu:

“Bullgari ndjen nostalgji për kohën para pandemisë. Një pjesë e elektoratit dëshiron të rifitojë atë ndjenjë sigurie nga përpara Covid. Kjo shpjegon ruajtjen e bërthamës së fortë të të ashtuquajturave “parti të statukuos” të përfaqësuara nga GERB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë /DPS/. Sepse votuesi mund të mos jetë plotësisht i kënaqur me drejtuesit e tyre, por ai shpreson tek ata se do ta kthejnë prapa sigurinë e humbur." Sipas Mihajllovit, ndjenja e pasigurisë shpjegon hyrjen në Parlament të një lojtari të ri – të partisë ekstreme nacionaliste “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/, lideri i së cilës gjatë gjithë fushatës fliste për "sovranitetin", "traditat bullgare" dhe premtoi një rikthim në normalitet nga ditët para koronavirusi, apo ditët e largëta kur Bullgaria ka qenë një vend i lavdishëm.

Rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale është shumë i rëndësishëm, është i mendimit politologu. Në të përballen me njëri-tjetrin Presidenti aktual Rumen Radev dhe kandidati i mbështetur nga GERB, Anastas Gerxhikov. Nëse Gerxhikov humbet në raundin e dytë, mund të presim rënien e partisë GERB dhe të liderit të saj Bojko Borisov në vitet e ardhshme, parashikon politologu i ri.

Sipas tij, suksesi befasues i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin", e cila fitoi zgjedhjet parlamentare, është kryesisht për shkak të fushatës së saj pozitive. Por jo vetëm. Drejtuesit e saj arritën të krijojnë dhe të organizojnë një parti në kuadrin e një muaji e gjysmë dhe të zënë vendin e parë në votim, duke thyer monopolin e Partisë Socialiste Bullgare /BSP/ në spektrin e majtë politik, shton Nedellço Mihajllov. Sipas tij, edhe pse në fushatën e tyre “Po e vazhdojmë ndryshimin” mbështeteshin tek ide shumë të afërta me ato të BSP-së dhe gjatë gjithë kohës deklaronin se do të përdornin “mjetet e djathta për qëllime të majta”, në praktikë qëllimet e tyre janë të majta. “Prandaj unë i vendos në spektrin e majtë politik, edhe pse disa sociologë i konsiderojnë si centristë”, tha bashkatdhetari ynë nga Holanda. Ai shtoi se kjo thyerje e monopolit të majtë të BSP-së mund të shpjegohet edhe me tendencat ndërkombëtare që lidhen me "erën e majtë", që filloi të fryjë në vende si Gjermania, Spanja, Portugalia, si dhe jashtë Evropës.

Megjithatë, ka dritë në tunel, edhe pse të zbehtë. Nedellço Mihajllov pret që mosmarrëveshjet dhe pasionet partiake të mos e pengojnë të ashtuquajturat “Parti të ndryshimit” për të formuar një qeveri… Ose të paktën të përpiqen:

“Koalicioni qeverisës do të formohet rreth disa detyrave të rëndësishme, siç janë zgjidhja e krizave dhe pastrimi i niveleve të larta të pushtetit nga korrupsioni. Kjo ishte në qendër të retorikës së shumë partive, duke përfshirë dhe zhvillimin e reformave të rëndësishme në drejtësi, miratimin e buxhetit për vitin 2022 dhe përgatitjen e shtetit për thithjen e subvencioneve nga marrëveshja e gjelbër. Por, duke marrë parasysh rezultatet paraprake të votimit, këto parti të ndryshimit nuk do të mund të qeverisin pa pjesëmarrjen e BSP-së. Do të ketë dallime serioze mes tyre dhe ato do të pengojnë realizimin e një mandati të plotë të koalicionit të ardhshëm eventual” – tha në përfundim politologu i ri Nedellço Mihajllov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD