Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Po e vazhdojmë ndryshimin” nisën negociatat për formimin e qeverisë së re

Daniel Lorer
Foto: BGNES

Tashmë kanë nisur negociatat për mbështetjen e një kabineti të ardhshëm me mandat të formacionit “Po e vazhdojmë ndryshimin”. Këtë e bëri të ditur për BNR-në Daniel Lorer nga partia fituese e zgjedhjeve parlamentare, duke saktësuar: “Sot po flasim me “Ka një popull të tillë”, me BSP-në dhe me “Bullgarinë Demokratike”. Duke pasur parasysh situatën dinamike në drejtoritë e tyre, bisedimet aktualisht janë joformale”.

BSP dhe “Bullgaria Demokratike” kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në bisedime. Deri më tani, “Ka një popull të tillë” nuk pranon të komentojë. GERB-SDS dhe DPS nuk janë ftuar për bisedime. Partia “Ringjallja” /“Vëzrazhdane”/ shpalli se është e gatshme të negociojë vetëm në rast se ka angazhim nga ana e "Po e vazhdojmë ndryshimin" për heqjen e masave kufizuese për shkak të Covid-19, por "Po e vazhdojmë ndryshimin" nuk e pranoi këtë kusht, tha Lorer.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gara me kuaj dhe luftime pehlivan në Isperih

Garat tradicionale të kuajve dhe luftimet popullore mbledhin sportdashës të shtunën në Isperih. Kalorësit dhe kuajt nga pjesë të ndryshme do të garojnë në garat me kuaj pranë qytetit, si dhe në gara të tjera në stadiumin e vjetër të qytetit...

botuar më 24-09-07 9.25.PD

Parashikimi i motit për 7 shtatorin 2024

Vranësirat do të jenë të konsiderueshme ditën e shtunë. Do të bie shi në Bullgarinë Lindore, në Ultësirën e Trakisë së Epërme dhe në rajonet malore. Pasdite reshjet do të ndërpriten, vranësirat do të fillojnë të çahen, ndërsa në mbrëmje do të..

botuar më 24-09-06 6.39.MD

Një monument i revolucionarit Vasill Levskit inauguruan në qytetin Çiprovci

Në Çiprovci tashmë është duke u ngritur një monument të revolucionarit Vasill Levski . Ai iu dhurua komunës nga onkologu dhe patriot bullgar prof.dr.Ivan Gavrillov me rastin e festës së qytetit. Në prani të shumë banorëve dhe mysafirëve të qytetit..

botuar më 24-09-06 5.41.MD