Më 21 nëntor, në ditën e Hyrjes së Nënës së Zotit në tempull, bullgarët ortodoks festojnë dhe Ditën e familjes së krishterë dhe të të rinjve të arsimuar. Sipas traditës kishtare familjet shkojnë në kishë, që të nderojnë bashkë hyrjen e Mërisë 3 vjeçare /nëna e ardhshme e Zotit/ në tempull. Festa u themelua nga Kisha Ortodokse Bullgare në vitin 1929 për t'u kujtuar prindërve detyrimet e tyre shpirtërore ndaj fëmijëve të tyre.
Pothuajse një shekull më vonë në kishat bullgare po vazhdojmë të shikojmë familje të reja, të cilat kanë ruajtur traditat shpirtërore ortodokse. Mes tyre janë dhe Sillvija dhe Asparuh Cvetanovi nga Sofja, të cilët në sajë të dashurisë së madhe ndaj Zotit mundin të rezistojnë ndaj sfidave në botën moderne:
“Mendoj se në këtë kohë të rëndë, në të cilën shumë njerëz sëmuren, vuajnë dhe vdesin, familja ortodokse ka besim vetëm tek Zoti.Besimi jep forcë, një shpirt të gëzuar në kohë të vështira dhe një mundësi për të qenë të qetë, pavarësisht se çfarë ndodh me ne. Kurse në momentet e vështira qetësinë mund të na e japë vetëm Zoti. Aty ku ka besim - aty nuk ka frikë. Çfarëdo që të jetë koha familja e krishterë i edukon gjithmonë fëmijët në të mirën, në dashuri, në devotshmëri, besim, për të ndihmuar fqinjin, të afërmit.
“Marrëdhëniet në familjen e krishterë, të bazuara në dashurinë e Zotit, i edukojnë fëmijët të jenë të mirë në marrëdhëniet e tyre me njerëzit, kafshët - shton Asparuh.Kur rriten në familje të shëndetshme, ato janë më të vështirë për t'u manipuluar dhe familja e krishterë e ka këtë rol në rritjen e fëmijëve të tillë”.
Autori i letërsisë moderne ortodokse Martin Rallçevski, baba i tre fëmijëve, shënon nga ana e vet se edukimi në traditat kishtare që nga mosha më e herët fëmijërore i jep frytet e veta në një etapë më të vonë. Rrëfimi, kungimi dhe frekuentimi i kishës, si dhe bisedat me priftërinjtë ortodoksë, kanë ndikim”, thotë ai.Fëmijët mendojnë në mënyrë kritike dhe vërejnë me vëmendje të madhe të ashtuquajturat “tendenca moderne”, të cilat janë në kundërshtim me Ligjet e Zotit, nënvizon shkrimtari. Pavarësisht nga kjo, në botën materiale, kur gjithçka bazohet në krijimin e pasurisë, vlerat familjare duket se ikin dhe gjithnjë e më pak njerëz martohen: “Kjo sipas meje në 90-95% është për fajin e burrit -shënon Martin Rallçevski. Pothuajse çdo grua e cila e do burrin e vet, do të dojë që të martohet me të. Këto janë frikët e mashkullit të sotëm të dobët, me komplekse, i cili dyshon në aftësitë e veta si burrë. Në bazë të këtij shkaku bashkëjetesa është pa bekim, kurse kjo është në kundërshtim të besimit tonë dhe të urdhrave të Zotit. Familja e Krishterë fillimisht duhet të shkelë në martesë, pas kësaj lindin fëmijët dhe që aty fillon ndërtimi”.
Vite të tëra me radhë në Bullgari lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Sipas Martin Rallçevskit, shkaqet për këtë janë më tepër jetike:“Tani njerëzit nuk duan vetëm që të japin jetë, siç ka qenë breza të tëra mbrapa, kur i kanë konsideruar fëmijët si një bekim të madh, por mundohen që t’i kënaqin materialisht. Kështu ata u nënshtrohen frikësimeve të veta. Këtë temë e kam prekur jo një herë me bashkëshorten time, sepse dhe unë vet kam qenë në një dilemë të ngjashme, por bashkëshortja ime këmbëngulte.
Pikërisht ky është besimi tek Zoti - të mos të kemi frikë nga dita e ardhshme, por t'ia besojmë Atij."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..