“Përfundoi një muaj politik i paprecedentë, gjatë të cilit u zhvilluan dy lloje zgjedhjesh – parlamentare dhe presidenciale. Ato nxorën në pah qartë dëshirën e popullit tonë për ndryshim, për fitoren kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, për largimin e mafias nga pushteti. Pritjet se qytetarët do të lodhen nga zgjedhjet dhe do të preferojnë të kthehet e vjetra e njohur nuk u realizuan”. Këtë e deklaroi fituesi Rumen Radev pas shpalljes së rezultateve të para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari. Ai theksoi se bullgarët e kanë kaluar provimin e demokracisë dhe nuk janë ndikuar nga përpjekjet gjatë fushatës për të mbjellë ndarje etnike.
“Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të gabojë, sepse njerëzit nuk do të falin. Pritjet e shoqërisë janë që të shihet një shumicë e qartë politike, e cila duhet të ndërmarrë reforma të menjëhershme në gjyqësor, të mos lejojë krizë socio-ekonomike gjatë muajve të dimrit, të marrë vendime që janë shtyrë gjatë viteve”, tha Radev. Ai theksoi si prioritete luftën kundër pandemisë, si dhe faktin se “qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet kombëtare, veçanërisht kur rreziku është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit”.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..