“Përfundoi një muaj politik i paprecedentë, gjatë të cilit u zhvilluan dy lloje zgjedhjesh – parlamentare dhe presidenciale. Ato nxorën në pah qartë dëshirën e popullit tonë për ndryshim, për fitoren kundër korrupsionit dhe paligjshmërisë, për largimin e mafias nga pushteti. Pritjet se qytetarët do të lodhen nga zgjedhjet dhe do të preferojnë të kthehet e vjetra e njohur nuk u realizuan”. Këtë e deklaroi fituesi Rumen Radev pas shpalljes së rezultateve të para të raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari. Ai theksoi se bullgarët e kanë kaluar provimin e demokracisë dhe nuk janë ndikuar nga përpjekjet gjatë fushatës për të mbjellë ndarje etnike.
“Parlamenti i ri nuk ka të drejtë të gabojë, sepse njerëzit nuk do të falin. Pritjet e shoqërisë janë që të shihet një shumicë e qartë politike, e cila duhet të ndërmarrë reforma të menjëhershme në gjyqësor, të mos lejojë krizë socio-ekonomike gjatë muajve të dimrit, të marrë vendime që janë shtyrë gjatë viteve”, tha Radev. Ai theksoi si prioritete luftën kundër pandemisë, si dhe faktin se “qeveria e re nuk duhet të tërhiqet nga pozicionet kombëtare, veçanërisht kur rreziku është identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit”.Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari,..
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit..
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një..