Ministria e Punëve të Jashtme bullgare shpreh mirënjohjen e saj për komunitetet tona jashtë vendit për ndihmën e tyre në organizimin e votimit të qytetarëve bullgarë në mbarë botën.
Në zgjedhjet për president dhe parlament më 14 nëntor 2021 dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 21 nëntor 2021, bashkatdhetarët tanë patën mundësinë të votojnë në 68 vende, në gjithsej 749 qendra votimi në të gjitha kontinentet.
Në sajë të përpjekjeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët morën pjesë si anëtarë të KQZ-së, si dhe të punonjësve të ministrisë në vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të jashtme, të gjithë qytetarët bullgarë patën mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Ministria jonë e Jashtme shpreh mirënjohjen ndaj tyre, duke besuar se partneriteti i krijuar me komunitetet bullgare do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mbrojtur interesat bullgare jashtë vendit dhe për të ruajtur emrin e mirë të Bullgarisë në mbarë botën.37.4% e bullgarëve të moshës madhore pranojnë formulën e qeverisë së re. 21.4% e pranojnë atë, por jo fort. 16.5% më tepër nuk e pranojnë formulën dhe 20.8% nuk e pranojnë fare. Pjesa tjetër e ka të vështirë të përgjigjet. Kështu, qeveria e Rosen..
Eurodeputeti nga “Vëzrazhdane” Stanisllav Stojanov u zgjodh kryetar i grupit evropian “Evropa e Kombeve Sovrane”, njoftoi qendra për shtyp e partisë “Vëzrazhdane” . Stojanov ishte i vetmi kandidat për këtë post dhe u zgjodh unanimisht nga të gjitha..
Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit do të punojë shumë dhe pas të martës do të fillojë emërimet e personelit të zëvendësministrave dhe guvernatorëve rajonalë, tha në parlament kreu i GERB Bojko Borisov. Këshilli i Përbashkët i Menaxhimit është regjistruar si..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..