Ministria e Punëve të Jashtme bullgare shpreh mirënjohjen e saj për komunitetet tona jashtë vendit për ndihmën e tyre në organizimin e votimit të qytetarëve bullgarë në mbarë botën.
Në zgjedhjet për president dhe parlament më 14 nëntor 2021 dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 21 nëntor 2021, bashkatdhetarët tanë patën mundësinë të votojnë në 68 vende, në gjithsej 749 qendra votimi në të gjitha kontinentet.
Në sajë të përpjekjeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët morën pjesë si anëtarë të KQZ-së, si dhe të punonjësve të ministrisë në vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të jashtme, të gjithë qytetarët bullgarë patën mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Ministria jonë e Jashtme shpreh mirënjohjen ndaj tyre, duke besuar se partneriteti i krijuar me komunitetet bullgare do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mbrojtur interesat bullgare jashtë vendit dhe për të ruajtur emrin e mirë të Bullgarisë në mbarë botën.Parlamenti ukrainas ka miratuar blerjen e dy reaktorëve bërthamorë rusë nga Bullgaria, raporton Euractiv. Komiteti i Energjetikës në Verhovna Rada i ka dhënë dritën jeshile blerjes së dy reaktorëve të vjetër bërthamorë rusë për të zgjeruar centralin atomik..
Grupi i tretë i ekspeditës së 33-të bullgare të Antarktidës mbërriti në ishullin Livingstone më 17 janar. Anija kërkimore bullgare - NIK 421 mirëpriti dhe transferoi antarktikët nga ishulli King George në ishullin Livingston, të cilat janë pjesë e..
Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..