Ministria e Punëve të Jashtme bullgare shpreh mirënjohjen e saj për komunitetet tona jashtë vendit për ndihmën e tyre në organizimin e votimit të qytetarëve bullgarë në mbarë botën.
Në zgjedhjet për president dhe parlament më 14 nëntor 2021 dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 21 nëntor 2021, bashkatdhetarët tanë patën mundësinë të votojnë në 68 vende, në gjithsej 749 qendra votimi në të gjitha kontinentet.
Në sajë të përpjekjeve të bashkatdhetarëve tanë, të cilët morën pjesë si anëtarë të KQZ-së, si dhe të punonjësve të ministrisë në vendin tonë dhe në përfaqësitë tona të jashtme, të gjithë qytetarët bullgarë patën mundësinë për ta ushtruar të drejtën e tyre të votimit. Ministria jonë e Jashtme shpreh mirënjohjen ndaj tyre, duke besuar se partneriteti i krijuar me komunitetet bullgare do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të mbrojtur interesat bullgare jashtë vendit dhe për të ruajtur emrin e mirë të Bullgarisë në mbarë botën.Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..
Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të..