Më 24 nëntor të krishterët ortodoksë nderojnë Shën Katerinën. Katerina, e cila jetoi në shekullin e tretë në Aleksandri, mbeti në histori si një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Sipas legjendës, ajo ishte një mbrojtëse e flaktë e të krishterëve para perandorit dhe ai urdhëroi burgosjen e saj. Atje, Katerina arriti të bindë të gjithë njerëzit që e vizituan për ta pranuar fenë e krishterë, prandaj u dënua me vdekje. Vajza 18 vjeçe duhej të shqyhej midis katër rrotave, por kur ajo i preku rrotat ato shpërthyen në copa. Atëherë e prenë kokën e Katerinës. Edhe deri më sot rrota me thumba mbetet simboli kryesor në imazhet e shenjtores.
Sipas traditës bullgare, Shën Katerina nderohet si mbrojtëse e nënave. Në disa vise të vendit tonë besohet se ajo i mbron fëmijët nga sëmundjet, veçanërisht nga fruthi. Më shumë hollësi për besimet e lidhura me Shën Katerina në trojet tona mund të mësoni nga publikimi i Radio Bullgarisë “Besime dhe rituale kushtuar festës së Shën Ekaterinës”.Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..
Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas minoriteteve..
Edicioni i 18-të i Festivalit të Trashëgimisë së Lashtë "Shqiponja e Danubit" do të mbahet nga 14 deri më 16 qershor në dy vende në rajonin e qytetit Pleven - në koloninë Ulpia Escus afër fshatit Gigen dhe në kalanë romake "Ad Putea" afër fshatit..