E kremtuar ditën e fundit të nëntorit, në traditën popullore Dita e Shën Andreut konsiderohet si pjesë e ciklit të festave të Krishtlindjeve dhe të Vitit të ri. Shumë nga ritet e lidhura me këtë datë, kryhen edhe më sot. Të gjithë e kanë dëgjuar besimin, se nga Dita e Shën Andreut e këtej nata bëhet më e shkurtër, ndërsa dita fillon të zmadhohet “me një kokërr meli”. Kështu ndodh deri në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit (20 dhjetor), kur pjesa e dritëshume e ditës rritet sa maja e gjilpërës.
Festa ortodokse, e shënuar më 30 nëntor, nderon kujtimin e Shën Apostullit Andreu i Parë i thirrur, vëllai i Shën Apostullit Pjetër. Një dishepull i Joan Pagëzorit sipas legjendës Andreu ishte mes njerëzve të cilëve Joani i tregoi Jezusit me fjalët: “Ja Qengji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës!”. Duke e dëgjuar këtë, Andreu ndoqi Shpëtimtarin dhe kaloi gjithë ditën me Të. Andreu dhe Pjetri ishin peshkatarë dhe vazhduan të bënin jetën e tyre të mëparshme pas kësaj ndodhie. Pas pak, Jezusi i takoi në brigjet e Detit të Galilesë, ndërsa po peshkonin dhe u tha atyre: “Më ndiqni Mua dhe Unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”. Që atëherë ata e ndiqnin Atë dhe u bënë dëshmitarë të Mrekullive, Vdekjes dhe Ringjalljes së Tij.
Ndoshta fakti që Andreu ishte peshkatar, në vendin tonë, veçanërisht në bregun jugor të Detit të Zi, e adhurojnë shenjtorin në mënyrë të barabartë me Shën Nikolla (6 dhjetor). Ekziston përfytyrimi se Shën Andreu është babai i Shën Nikollës. Në këngët dhe besimet popullore, ai gjithashtu është sundimtar i stuhive dhe furtunave detare. Si dhe sundimtar i arinjve. Legjenda popullore më e njohur tregon sesi shenjtori mbrehu një ari në parmendën e vet, sepse kafsha e pyllit hëngri kaun e tij. Pastaj i hipur mbi ariun u kthye në fshat.
Një histori tjetër folklorike paraqet Andreun si një oshënar në pyll, i cili zbuti një ari. Pasi jetoi për një kohë të gjatë në vetmi, një ditë ai shkoi në manastir për të marrë kungimin. Ashtu si në përrallën e parë, shenjtori hipi mbi ariun dhe kështu arriti te vëllezërit e tij dhe mori kungimin.Ditën e Shën Andreut nuset e reja nuk punojnë për të “fryrë” më shpejt, pra për të bërë shtatzënë. Në prag të festës, gratë gatuajnë misër, fasule, thjerrëza dhe të gjitha llojet e drithërave që fryhen. Kjo zakonisht bëhet në një enë të re. Në mëngjes, secili nga familja merr pak nga bishtajoret e ziera dhe e hedh nëpër oxhak, duke uruar të korra të larta (rendimente të mira), vënë pak në ushqimin për kafshët shtëpiake dhe e hanë pjesën tjetër.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..