Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov i bëri një dhuratë shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja “Prof. Dr. Asen Zllatarov” në qytetin e tij të lindjes Haskovo. Tenisti që jeton në Monako ka dhënë 15 mijë euro, ka konfirmuar drejtori i gjimnazit Dejan Janev. Nëna e Grigor Dimitrovit është mësuese e edukimit fizik në shkollë.
Kjo nuk është dhurata e parë e Dimitrovit. Në fillim të pandemisë së koronavirusit, tenisti dhuroi para për të blerë respiratorë për spitalin në qytetin e tij të lindjes.
Tenisti bullgar Adrian Andreev u kualifikua në raundin e 16-të të turneut të tenisit në fusha balte, në sallë në Sekeshfehervar të Hungarisë. Tenisti 21 vjeçar bullgar mundi austrianin Geralld Mellcer me 6:7 (4), 6:3, 7:6 (2) në një ndeshje tre..
Sofja, si një nga kryeqytetet evropiane të sportit, iu bashkua nismës së Ambasadës Franceze dhe Institutit Francez të Kulturës për një stafetë ndërkombëtare me rastin e 500 ditëve deri në fillimin e Lojërave Olimpike në Paris në 2024. 400 nxënës..
Pavarësisht kushteve të këqija të motit dhe reshjeve të vazhdueshme të borës, atleti ynë kombëtar Allbert Popov u rendit i treti në sllallomin e Kupës Botërore të Skive Alpine në qendrën dimërore amerikane Palisades Tahoe. Albert Popov –..