Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I ftojmë Krishtlindjet në jetën tonë të përditshme

Foto: BGNES

Një yll prej 80 centimetrash shkëlqeu në majë të Pemës së Krishtlindjes në qendër të Sofjes. Pema halore është e gjallë dhe e lartë 13 metra dhe e zbukurojnë mbi 10 000 drita, flokë bore dhe topa. Dy drerë të mëdhenj të ndezur kanë "gjetur strehë" nën Pemën e Krishtlindjes për kënaqësinë e fëmijëve që kalojnë. Fillimi simbolik i euforisë festive u vendos me një fishekzjarre madhështore më 1 dhjetor në prani të medalisteve të arta olimpike nga Ansambli Bullgar i Gjimnastikës Ritmike.

I gjithë parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës /NDK/ në qendër të kryeqytetit tonë është i dekoruar bukur. Nga data 9 deri më 23 dhjetor aty do të vendoset një Qytezë e Krishtlindjeve, e cila do t'u ofrojë banorëve dhe mysafirëve të qytetit një pazar festiv në natyrë dhe një program kulturor.

Tradicionalisht, në ditën e parë të dhjetorit, shumë qytete bullgare ndezën dekorimet e tyre festive.

Pema e Krishtlindjes në Plovdiv është bërë nga një fabrikë në qytetin e afërt Rakovski, i cili është i vetmi prodhues i Pemëve të Krishtlindjeve në Ballkan. Drita të shumta vezullojnë mbi 4000 degëza jeshile në pemën e lartë 13 metra. Një kënd i veçantë, i bërë nga maturantët e Shkollës së Mesme Kombëtare për Artet Skenike në Plovdiv, fton banorët e qytetit dhe mysafirët e tij të bëjnë fotografi si kujtim midis dekorimeve festive dhe Plakut të Vitit të Ri, njoftoi BNR-Plovdiv.


Dhjetori është muaji më magjik për fëmijët që e presin me padurim plakun e mirë dhe janë gati ta befasojnë me bukuritë e bëra prej tyre. Në qytetin Bllagoevgrad, për shembull, më 6 dhjetor, punëtoria e Elfëve hapi dyert e saj, ku fëmijët mund të bëjnë kartolina dhe dekorime për Krishtlindjet. Iniciativa është e Bibliotekës Rajonale “Dimitër Talev” dhe është pjesë e programit festiv të Bashkisë së Bllagoevgradit.

Pema e Krishtlindjes u ndez edhe në qytetin Sredec me koncertin "Yjet e Krishtlindjeve" dhe me pjesëmarrjen e shumë fëmijëve nga kopshtet e rajonit. U vu fillimi i një konkursi për dekorimet më të bukura të Krishtlindjeve. Për ngritjen e humorit kontribuoi edhe Pazari i Shën Nikollës me ushqime tradicionale dhe surpriza të tjera për tryezën tonë festive, ndërsa më 23 dhjetor kolendarët e vegjël nga kopshtet e Bashkisë së Sredecit do të bëjnë urimin e tyre për shëndet dhe pjellori vitin e ardhshëm, njoftoi BNR-Burgas.

Buzë detit filloi edicioni i 15-të i konkursit “Le të dekorojmë Burgasin”. Dhjetori është koha për të ftuar frymën festive, thonë organizatorët. "Le ta ndriçojmë Burgasin me dritë dhe shpresë!" është motoja e konkursit, i cili inkurajon kreativitetin dhe iniciativën personale të qytetarëve të Burgasit.

Të frymëzuar nga Krishtlindjet, secili prej nesh mund të bëjë një magji, duke dhuruar një libër. Për të dytin vit radhazi Rrjeti Kombëtar për Fëmijët zhvillon fushatën “Një fëmijë po pret magji! Bëhuni një magjistar - jepini atij një libër. Fushata u është drejtuar fëmijëve që jetojnë në varfëri, të mbijetuarve të dhunës, fëmijëve nga familjet kujdestare ose atyre që për arsye të tjera nuk jetojnë me prindërit e tyre.

Ka shumë fëmijë që ëndërrojnë të marrin një libër, por kjo nuk ndodh kurrë. Çdo fëmijë i pestë në Bullgari nuk ka libra të përshtatshëm për moshën e tij, tha për BNR-Varna Maria Brestniçka nga Rrjeti Kombëtar për Fëmijët. Me ndihmën e organizatave civile ata kanë mbledhur urimet e fëmijëve nga i gjithë vendi. Deri më tani, dhuruesit magjistarë kanë përmbushur dëshirat e mbi 900 fëmijëve, por vazhdimisht vijnë të reja, të cilat publikohen menjëherë në platformën e fushatës Qëllimi i madh është që natën e Krishtlindjes të kemi sa më shumë fëmijë të lumtur.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES, BNR-Plovdiv, BNR-Burgas, BNR-Varna, stolica.bg, Biblioteka Regjionale “Dimitër Talev” – Bllagoevfrad, napravimagia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD