Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendi i produkteve organike në tryezën e bullgarëve

A e ka forcuar pandemia dëshirën tonë për të ngrënë shëndetshëm?

Foto: Pixabay

Covid kriza e ka rritur konsumin e ushqimeve biologjike midis 10 dhe 20% në shtetet e ndryshme, tregon  Federata Evropiane e Lëvizjeve të Bujqësisë Organike. Megjithatë, në Bullgari nuk ka të dhëna për këtë se sa dhe çfarë ushqimesh bio blihen. Sipas statistikave të organizatave të degëve, mjalti është i vetmi produkt organik që prodhohet në vendin tonë në sasi të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tregut.

Nën 4000 janë ekonomitë, në të cilat rriten produkte biologjike në Bullgari, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë. Shumica e fermerëve organikë janë të angazhuar në prodhimin bimor, duke preferuar kulturat shumëvjeçare - 3031 ferma organike kultivojnë pak më shumë se 165 000 hektarë tokë, që është më pak se 3 për qind e tokës së punueshme të përgjithshme në vendin tonë. Nga analiza e Ministrisë së Bujqësisë rezulton se ka vetëm 255 ferma organike, ku nuk përfshihen bletarët bio – të cilët janë afro 2000 dhe rrisin 1/4 e familjeve të bletëve në vendin tonë.


Në një moment krize, e cila po kërcënon shëndetin e njerëzve, është tepër e logjikshme që ata të ndryshojnë sjelljen e tyre të konsumatorëve dhe të fillojnë të zgjedhin ushqime më cilësore, sqaron Stoillko Apostollov nga fondacioni “Bioselena”. Prodhuesit e produkteve biologjike në vendin tonë nuk disponojnë një informacion konkret sa i përket konsumit të ushqimeve të tilla në Bullgari, gjithashtu nuk ka të dhëna nëse pandemia ka shtuar dëshirën për një ushqim shëndetësor tek bullgari. “Ne nuk dimë asgjë,luajmë pak kukafshehthi”, tha Apostollov për Radion Kombëtare Bullgare:

“Sipas vërejtjeve të mia edhe tek ne tregu i produkteve biologjike është duke u rritur, por nuk mund të them se me sa, meqenëse asnjë nuk grumbullon një informacion. Dhe një nga dyshimet është se ne hamë kryesisht produkte organike të importuara”. Në këtë etapë prodhuesit organik nuk kanë mundësi të kënaqin as tregun e vogël vendas të ushqimit-bio:

“99% nga të gjitha vezët biologjike tek ne janë të importuara. Kemi 500 pula të certifikuara, në sfondin e milionë pulave konvencionale të certifikuara. Në sektorin e mishit kemi shitje fare të vogla dhe kjo vetëm të mishit të viçit biologjik, pjesa tjetër - mishi i derrit, sallamet e të tjera është import. Të mos të flasim  për frutat dhe perimet. Sikurse vetëm me mjaltin biologjik dhenjë pjesë nga produktet e qumështit dhe perimet kënaqim tregun e brendshëm. Por, një pjesë e madhe nga larmia tjetër e produkteve vjen nga importi.”

Del se, dhe tek prodhimi organik, si në sektorët e tjerë, Bullgaria më tepër është një eksportuese e lëndëve, kurse vlera e shtuar shkon diku tjetër. Shkaku - prodhuesit e mëdhenj të lëndëvetë para e kanë të vështirë të gjejnë një përpunues për të përpunuar produktet dhe për t'i ofruar në tregun vendas.

Dhe e gjithë kjo në sfondin e dyshimeve të vazhdueshme nëse bioja është bio, dhe nëse çmimet më të larta e justifikojnë cilësinë. Megjithatë ka njerëz që i blejnë, vë në dukje Stoillko Apostollov. Del se, pavarësisht nga skepticizmi i bullgarit ndaj produkteve të certifikuara biologjike, ai mundohet t’i sigurojë për fëmijën e tij.

“Ka grupe ushqimesh, të cilat vazhdojnë të zhvillohen shumë mirë dhe të shiten shkëlqyeshëm - këto janë produktet për bebe dhe produktet për fëmijë. Këtu kemi një rritje të vazhdueshme vite të tëra me radhë, sepse bullgari jep të gjitha për fëmijën e vet”.

Ideja është që kjo cilësi të prodhohet gjithnjë e më shumë dhe gjithnjë e më shumë njerëz të kenë mundësi për ta blerë. Qëllimi është që deri në vitin 2030 ¼ nga e gjithë toka agrare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian të jetë e certifikuar për një prodhim biologjik. Por Bullgaria është akoma shumë larg kësaj pjese. “Këtu janë 2.3%, pas nesh janë vetëm Malta dhe Irlanda”, sqaron kryetari i organizatës joqeveritare bullgare, e cila punon për zhvillimin e bujqësisë agrare biologjike tek ne që nga viti 1995 e këtej.

Intervistë: Veselina Millanova, BNR-“Horizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, Pixabay



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD