2299 janë rastet e reja me koronavirus në vend gjatë 24 orëve të fundit. 82 për qind e tyre janë të pavaksinuar. 8 për qind e 27 694 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Janë të regjistruar 99 663 pacientë aktivë. Numri i të infektuarve rishtazi nëpër spitale është 650. Prej tyre 86 për qind janë pa vaksina. 5702 pacientë u shtruan në spital. 627 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit vdiqën 103 persona me Covid të konfirmuar. 97 për qind e tyre nuk kanë vaksinua. Të shëruarit janë 2016.
Të martën u dhanë 17 802 vaksina. 1 815 336 persona janë me imunizim të përfunduar. Me një dozë të tretë janë 139 457 persona.
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..